Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Trajnimi dhe arsimimi i lidershipit ushtarak shqiptar në Angli

Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Trajnimi dhe arsimimi i lidershipit ushtarak shqiptar në Angli

xxhaaa

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të homologut të saj britanik Gavin Williamson.

Gjatë qëndrimit të saj në Londër, ministrja Xhaçka u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Amerikat, sir Alan Duncan, drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, Richard Moore si dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, lordin Frederick Curzon, i cili është njëherësh zëvendëskryetar i Dhomës së Lordëve.

Në takimet me zyrtarët britanikë, ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, të cilat ajo i konsideroi si vendimtare në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka konsideroi se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit.

Zonja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësimin, çka sipas saj do të ishte një hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme, atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë.

Nga ana e tij sekretari për Mbrojtjen i Mbretërisë së Bashkuar Gavin Williamson u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe e konsideroi vendin tonë si një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan.

Sekretari Williamson e vlerësoi si të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen, bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka çmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në drejtim të edukimit dhe trajnimit të efektivëve të FA në akademitë mbretërore të mbrojtjes në Forcën Tokësorë, Detare dhe Ajrore.

“Nëpërmjet mbështetjes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, po punojmë për të ndërtuar lidershipin ushtarak të së ardhmes në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit me homologun britanik.

Ajo gjithashtu përmendi trajnimin e pilotëve, Komunikimi Strategjik dhe strukturat për emergjencat civile, si fusha bashkëpunimi në të ardhmen.

Në muajin shtator do të zhvillohet në Shqipëri, stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2018”, me pjesëmarrjen edhe të qindra efektivëve ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :