Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

Ministrja Xhaçka: Situata drejt përmirësimit niveli i ujit ka rënë me 20 cm krahasuar me ditën e shtunë

Ministrja Xhaçka: Situata  drejt përmirësimit  niveli i ujit ka rënë me 20 cm krahasuar me ditën e shtunë 

olta 2

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të lehtë të situatës së përmbytjeve në Shkodër. Uji është tërhequr, por sipërfaqja e tokës së përmbytur vijon që të jetë e madhe, rreth 4500 hektarë. Ndërkaq, në zonë e Dajçit, e cila këto ditë ka qenë ndër më problematiket, ka nisur qarkullimi me automjete të vogla. Personat e evakuuar janë të strehuar ende në konvikt. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe zv.kryeministrja Senida Mesi kanë qenë ditën e sotme në Dajç e Belaj të Shkodrës, aty ku prej javësh situata është e përkeqësuar nga përmbytjet. Ministrja tha se situata është drejt përmirësimit dhe niveli i ujit ka rënë me 20 cm krahasuar me ditën e shtunë.   

Ajo ka kërkuar vlerësim të menjëhershëm të të gjitha dëmëve të shkaktuar nga përmbytjet. “Fokusi i ditës, ndihma për çdo banor në vështirësi.

 

 

olta v3

 

Zgjidhja afatgjatë për situatën do të përcaktojë edhe penalitete për bashkitë që nuk marrin masa parandaluese për situata të tilla”. Xhaçka i kërkoi administratorit të Dajçit që të bëhen të gjithë bashkë dhe të mos përsëriten më situata të tilla. Ndërsa zv.kryeministrja, Mesi tha se Qeveria qendrore, vazhdon gatishmërinë maksimale për t’u ardhur në ndihme banoreve të prekur.“Fatmirësisht, është rritur sensibilizimi edhe nga komuniteti i biznesit dhe shoqatave. Nuk duhet të limitohemi vetëm me menaxhimin e situatave të rënduara.  Zgjidhje afatgjate pas kalimit të situatës”, u shpreh ajo. olta 4

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :