Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

MINISTRIA E MBROJTJES: Ja situata pas reshjeve periodike të shiut

         MINISTRIA E MBROJTJESL:  Ja situata pas reshje periodike të shiut

 

Qarku Shkodër.

Në të gjithë territorin e qarkut kanë vazhduar reshje periodike të shiut, të cilat janë shoqëruar me ngritje temperaturash që kanë shkrirë dëborën dhe kanë shkaktuar fryrjen e liqeneve, përrenjve, si dhe të lumenjve Drin dhe Bunë me rreth 30 cm.

Për rrjedhojë ka pasur shkarkime të kontrolluara nga kaskadat e tre H/C-ve gjatë ditës së sotme, si më poshtë:

Sipas detyrave të përcaktuara dje nga Prefekti i Qarkut Shkodër në mbledhjen e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile të qarkut, sot 1 mjet i Repartit Ushtarak të Vaut-Dejës u dislokua në Njësinë Administrative Ana Malit të bashkisë Shkodër për të mundësuar transportin e komunitetit të fshatit Obot pasi segmenti rrugor i këtij fshati ka rreth 30 cm ujë.

Bashkia Shkodër:

Gjatë ditës së sotme kanë vijuar takimet me N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër ku janë kordinuar punët për përcaktimin e zonave me rrezikshmëri përmbytje dhe hartimi i planizimit të evakuimit të mundshëm të komunitetit sipas shkallës së rrezikut të pritshëm.

Sipas Informacionit të DBU, sipërfaqja e tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore, në bashkinë  Shkodër, është rreth 747 ha, si më poshtë:

Në Njësinë Administrative Bushat ka 450 ha (Ura e Gjolulit dhe toka disponibël).

Në Njësinë Administrative Dajç ka 42 ha, ku në fshatin Shirq dhe Mushan nga këto janë 15 ha të mbjella me foragjere.

Në Njësinë Administrative Ana Malit ka 200 ha, ku në fshatin Obot janë 20 ha (nga këto 0.4 ha janë sera), në fshatin Oblikë janë 30 ha dhe Muriqan janë 150 ha.

Në Njësinë Administrative Guri Zi, ku janë 5 ha livadhe në fshatin Kuç dhe Vukatanë.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshëm normalisht.

Akset rrugore rurale:

Në njësitë administrative malore ku prezenca e dëborës është e madhe ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit ku trashësia e dëborës arrin rreth 180 cm.

Gjithashtu, në disa fshatra të njësisë administrative Shosh dëbora arrin rreth 50 cm.

 

Rruga për në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult është e bllokuar, po ashtu edhe nga fshati Kir, deri në Xhan, si dhe nga fshati Pog deri në qendër të njësisë administrative Pult.

Rruga për në fshatin Mazrek të njësisë administrative Gur i Zi është e bllokuar.

Rruga Gur i Zi – Vukatanë ka prezencë uji rreth 30cm.

Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe të njësisë Velipojë.

 

Bashkia Vau Dejës:

Ka prezencë të ujti rreth 200 ha në fushën e Trushit, kryesisht në tokë kënetore.

Nuk ka probleme të furnizimit me energjinë elektrike.

Shkollat funksionojnë normalisht.

Emergjenca shëndetësore nuk ka pasur.

 

Bashkia Pukë:

Nuk ka probleme në këtë bashki.

 

Bashkina Fushë-Arrëz:

Në këtë bashki po normalizohet situata.

Segmenti Bardhet-Iballë është i kalueshëm me zinxhir dhe po punohet.

Vazhdon të ngelet problem fshati Apripë në njësinë administrative Fierzë që nuk ka asnjë komunikim, përveç nëpërmjet ujit. Për këtë kërkohet mbështetje e MM me dërgimin e një varke me lopata për këtë fshat.

 

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Selcë-Vermosh në njësinë administrative Kelmend është i kalueshëm me zinxhirë.

Në njësinë administrative Shkrel është e bllokuar rruga Okol-Qafë Thore-Theth, pasi trashësia e dëborës është rreth 60cm. Aksi rrugor Dedaj-Razëm ka prezencë dëbore rreth 30 cm. Në këto dy akse rrugore rurale po punohet.

Në njësitë administrative të tjera rrugët janë të hapura dhe të kalueshme. Trashësia  e dëborës në zonat kodrinore arrin rreth 5-10 cm.

 

Nga Institucioni i Prefektit vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e bashkive dhe institucionet si: H/C-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBUMK, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe mirë menaxhimin e situatave të pritshme, sidomos të shkarkimeve në kaskadën e tre H/C-ve e cila deri tani po monitorohet sistematikisht.

 

Qarku Dibër.

Akset rrugore nacionale janë të gjitha të kalueshme.

Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen hapura të akseve rrugore.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Reç, segmenti Muhurr-Arras, ka pasur shembje të skarpateve të rrugës në dy vende, por është i kalueshëm. Po punohet nga subjekti kontraktor për të mbajtur aksin rrugor të qarkullueshëm.

 

Akset rrugore rurale janë përgjithësisht të kalueshme.

Vetëm aksi rrugor Xibër-Tiranë është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave në territorin e bashkisë Klos. Po punohet nga bashkia për hapjen e tij.

Në fshatin Dypjakë, njësia administrative Sllove, bashkia Dibër, për shkak të rrëshqitjes së tokës (rrëshqitje e ekspozuar prej 2 vitesh), rrezikohen të shemben e 9 banesa me rreth 50 banorë.

Nga bashkia po merren masa duke bërë edhe studimin gjeologjik,  ndoshta edhe për largim të këtyre banorëve, për të mos rrezikuat jetën e tyre.

Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të bashkisë Bulqizë.

Qarku Lezhë.

Rruga e Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash.

Masivi i dheut i shembur që bllokoi njërën korsi në drejtimin Kukës-Tiranë në afërsi të karburant “Kastrati”, në njësinë administrative Fan, bashkia Mirditë, më datë 04.03.2017, ora 01:57, po pastrohet nga mjetet e firmës së mirëmbajtjes së rrugës, për zhbllokimin dhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve në rrugë, si dhe vendosjen e sinjalistikës për evitimin e aksidenteve me pasoja për jetën.

Nga komunikimi ditën e sotme me Kryeinxhinjerin e firmës për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit Milot-Rrëshen-Tuneli Kalimash, informohemi se, në vendin e rrëshqitjes së dherave janë vendosur forca dhe mjete për pastrimin e rrugës.

Nga specialistët në terren zona vlerësohet e rrezikshme.

Për këtë nga firma “Salillari” që bën mirëmbajtjen e rrugës është komunikuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Supervizorin për të bërë vlërsimet në terren.

Prefekti me shtabin e emergjencave vazhdon monitorimin dhe bashkëpunon me operatorët në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatave nga reshjet e shirave.

Nga Shtabi i emergjencave është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me mediat lokale e qëndrore për të informuar në kohë komunitetin mbi zhvillimin e situatave të krijuara dhe ato të pritshme, nga kushtet atmosferike.

 

Për problematikat e tjera vazhdon të jetë situata e raportuar sot ora 09:00, si:

Akse rrugore rurale të bllokuara janë:

Aksi rrugor  Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang, në Njësinë Administrative Fan.

Aksi rrugor Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë, në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative: Fan, Selitë dhe Orosh.

 

Qarku Elbasan.

Hidrocentrali i Banjës ka filluar rreth orës 14:30 shkarkimet me 220 m3/sek për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Për problematikat e tjera vazhdon të jetë situata e raportuar sot ora 09:00.

Aksi rrugor rural Qafë Krrabë-Cërrishtë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

 

Në fshatin Cërrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një riaktivizim rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

 

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika apo situata emergjente, përveçse atyre që janë raportuar sot në orën 09:00.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit