Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Ministri Xhafaj: Vizita në SHBA, punë rezultative

Ministri  Xhafaj: Vizita në SHBA, punë rezultative

Ministri Fatmir Xhafaj

Ministri Fatmir Xhafaj ka zhvilluar në SHBA një vizitë 3-fitore ku ka zhvilluar takime në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj.

Përmes një statusi në “Twitter”, Xhafaj njofton se takimet kanë rezultuar të suksseshme.

Statusi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj
Me ekipin e MB dhe PSH përfunduam vizitën zyrtare në SHBA. Në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj. Bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan!

Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!

Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!

Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur. Shpifjet dhe balta që hidhet, tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :