Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Ministri Xhafaj: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im ti shmangej dënimit

Ka reaguar për herë të parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili prej disa ditësh ka zgjedhur të heshtë dhe të mos i kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme të opozitës për të vëllain Agron Xhafaj.

Xhafaj: Pasi përfundova marrjen e të gjitha informacioneve. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.

Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


5 − = 3