Data : 18 09 2018
KryeTitujt :

Ministri, Skënder Reçica bën thirrje të vizitohen Qendrat e Aftësimit Profesional

Ministri, Skënder Reçica bën thirrje të vizitohen Qendrat e Aftësimit Profesional

Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional , në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

 

 

 

Sipas një njoftimi të MMPS-së   Reçica gjatë  këtyre vizitave takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, madje disa me studime universitare dhe pasuniversitare të përfunduara, të cilët kanë ndjekur dhe po ndjekin kurse të aftësimit në profesione të ndryshme.

“Reçica gjithashtu takoi edhe shumë të certifikuar që kishin kryer aftësim në fusha si rrobaqepësi, zdrukthuari, floktari, dizajn grafik, të cilët falë kurseve të aftësimit që kishin ndjekur paraprakisht në QAP-a, kanë arritur të gjejnë punë apo të hapin bizneset e tyr”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Nga përfaqësuesit e qendrave, ministri u njoftua se shumica e të certifikuarve, arrijnë të bëhen pjesë e tregut të punës madje dhe të punësojnë të tjerë në bizneset që ata hapin.

 

 

 

“Kemi zhvilluar një javë të promovimit të aftësimit profesional duke vizituar shtatë qendrat e aftësimit profesional në komunat e Republikës së Kosovës. Pata fatin të takojë të rinj dhe të reja, me aftësime dhe madje me kualifikime universitare dhe pasuniversitare, të etur për të zënë dije dhe njohuri. Takova gjithashtu të rinj dhe të reja të cilët pas trajnimeve që kanë bërë në këto qendra të aftësimit profesional kanë treguar suksese, duke hapur bizneset e tyre madje edhe duke punësuar të tjerë në këto biznese”, citohet ministir i Punës.

Siq thuhet në këtë komunikatë ministri u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, kandidatëve potencial dhe të papunëve që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit në komunat e Kosovës dhe të paraqiten pranë Qendrave të Aftësimit Profesional, si një mundësi  për t’u aftësuar në profile të ndryshme dhe të bëhen pjesë e tregut të punës.

Në shtatë qendrat e aftësimit profesional janë gjithsejtë 60 punëtori dhe 30 profile të certifikuara.

Në periudhën shtator 2017 – mars 2018, në shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), trajnime kanë ndjekur gjithsej 3 519 kandidatë ndërkaq janë certifikuar 2 432 prej tyre.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :