Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth: Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi

Ministri gjerman: Shqipëria reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi

ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth shkruan: “Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi”.

Roth vë në dukje se është inkurajuese se sa nga afër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë së bashku – nëpërmjet qëllimit të përbashkët të përafrimit të BE-së, – në fushën e ekonomisë, transportit, digjitalizimit dhe shkëmbimeve rinore.

 

Ai deklaron se anëtarësimi në BE është një detyrë e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e elitave politike dhe ekspertëve të drejtësisë.

Në vijim, komenti i plotë i ministrit gjerman:

 

Komisioni Europian rekomandoi me 17 prill fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe ish–Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Bëhet fjale për marrjen e vendimeve të zgjuara dhe marrjen në konsiderate të çështjeve politike dhe strategjike, në interesin tone ekonomik dhe të sigurisë. Përse është fjala? Çfarë vihet në lojë?

Me këtë rajon ne nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe lidhje të shumta historike, kulturore dhe ekonomike. Ne kemi një interes jetik, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort pas Europës, duke e bërë të qëndrueshëm\rezistent – si ndaj faktorëve të brendshëm destabilizues, ashtu edhe ndaj influencave të dëmshme nga jashtë.

Gjithnjë Ballkani ka qenë në fokus të sferave të ndryshme të interesit. BE duhet të bëhet e dukshme në këtë rajon, duke përdorur më fuqishëm influencën dhe mundësitë e strukturimit të saj. Përafrimi me BE në asnjë mënyrë nuk detyron ndërprerjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e tjera. Por çdo vakum politik, që ne europianët krijojmë, do të plotësohet, në mënyrë të pashmangshme, nga të tjerët, të cilët kane qene gjithnjë të interesuar ndaj destabilitetit dhe që vendosin në pikëpyetje modelin tone të një rendi demokratik, të orientuar në vlera dhe të bazuar në rregulla.

Kina është aktive në rajon dhe vepron përmes investimeve strategjike, kryesisht në infrastrukturë. Rusia kujdeset historikisht për marrëdhëniet e ngushta me shtetet e krishtera – ortodokse dhe krijon varësi përmes energjisë dhe furnizimeve me armë. Disa shtete arabe kërkojnë krijimin e një islami konservativ, i cili nuk korrespondon me islamin e Ballkanit Perëndimor, te orientuar nga perëndimi.

Kjo është në kundërshtim me interesat tona. Pasi Ballkani Perëndimor nuk është aspak kopshti i pasëm i Europës, por është më tepër oborri i brendshëm i shtëpisë europiane. Rajoni është i rrethuar nga disa shtete të BE – gjeografikisht rajoni gjendet në zemër të Europës, vetëm politikisht ndodhet ende jashtë saj.

I gjithë rajoni ka një perspektive anëtarësimi, që nga Samiti i Selanikut në 2003. Që atëherë ishte e qartë se rruga drejt anëtarësimit kishte shumë për të arritur. Të gjitha shtetet, edhe pse në një masë të ndryshme, luftojnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mangësitë në drejtimin e qeverive dhe konflikte rajonale të pazgjidhura.

Por, krahasuar me situatën para njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe para vetëm pesë viteve, janë shënuar përparime shumë të mëdha – dhe kjo është certifikuar së fundmi me rekomandimin e Komisionit për fillimin e negociatave të pranimit. Megjithatë, rruga drejt pranimit është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Nuk është aspak fjala për një anëtarësim automatik, por për etapën e pare të një turi të gjatë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :