Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

MIGJENI I PENTAGRAMIT SHQIPTAR

 

nga Albert HABAZAJ

Albert-HabazajVlorë-300x223

baladë  për Kompozitorin

 

30 vjeçarit të përjetshëm Kastriot Gjini

(14.07.1949-02.03.1979)

Migjeni i pentagramit shqiptar,

profili i buzëqeshjes Kastriot Gjini-

bukurosh nëpër fletë e gjethe lulesh,

çeli stinën e këngës së gëzimit:

 

U nxorri lot malli shelgjeve në breg,

lulëzim’ i shpirtit në drit’ të hënës varur,

fejesa e Otit  me Anën- rini e dehur,

për Anën martesa- e qeshura e plasur.

 

Të enjten erdhi dhe iku të  premten…

Ah,  Dy Mars ‘shtatëdhjetë e nëntë!

Dhe sot kur kujtoj atë ditë fatale vrehem,

nga dhembja,

              për një çast

                       më merren mendtë…

 

Iku në apogje Kompozitori,

(vërtet që nuk ndodhi apokalips),

një këngë tej vitrinash-apel rinor,

universi muzikor u ndie ligsht.

 

U trishtuan fijet e barit, u ulën,

ditët ecën të heshtura nëpër llohë.

Në tërë kohët janë këngët e tij,

kurse vdekja e tij në asnjë kohë.

 

Nderim gjer në paharrim!

 

Albert Habazaj

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e premte, 2 Mars 2018

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :