Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Michael Roth: Shqipëria mund të vazhdojë të mbështetet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë

“Shqipëria mund të vazhdojë të mbështet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë”, deklaroi sot në Tiranë ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.

 

Në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Roth theksoi se “rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e vështirë, por është një rrugë që në fund të fundit ia vlen dhe në vitet e kaluara Shqipëria ka shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Në plan të parë janë arritjet që kanë të bëjnë me përforcimin e sistemit të demokracisë të shtetit ligjor të sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij”, nënvizoi ai.

“Qeveria federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e këtyre negociatave. Argumentet për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë, perspektiva e anëtarësimit për në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por dhe në interesin tonë dhe ne duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, theksoi Roth.

Duke folur për vetting-un, Roth theksoi se “procesi i vetting-ut është unik nga karakteri dhe shërben si model për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Gjatë takimeve në Tiranë, bisedova me përfaqësues të organeve të vendit dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë. Ata më informuan që ky proces ka filluar të japë rezultatet e veta”, u shpreh Ruth.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :