Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Merret vendimi për finalen e Kupës Libertadores

CONMEBOL ka vendosur që gara më e madhe për klube në Amerikën Latine të ndërrojë kontinent. Komisioni i Disiplinës i ka dhënë më në fund zgjidhje situatës kaotike të krijuar pas shtyrjes së dyfishtë të finales së Kupës Libertadores për shkak të sulmit ndaj autobusit të Boka Juniors nga tifozët e River Plejt.

????????????????Komisioni ka vendosur që të dënojë me në gjobë të majme klubin pritës, por njëkohësisht edhe që ndeshja të luhet, duke zgjedhur një fushë neutrale. Ajo fushë do të jetë stadiumi “Santiago Bernabeu” i Madridit, ku River dhe Boka do të përballen më datë 12 dhjetor në orën 20:30 të Shqipërisë.

CONMEBOL refuzoi kërkesën e Boca Juniors që të shpallet fitues në tavolinë për shkak të agresionit që kishte pësuar.  Kujtojmë se  ndeshja e parë e zhvilluar në fushën e Bocas përfundoi me rezutlat të barabartë 2-2. River Plejt i mjafton një barazim pa gola për t’u shpallur kampion për shkak të golave në fushën kundërshtare.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :