Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Meritokracia dhe anarkia

Meritokracia dhe anarkia

(Prof. Dr. Lush SUSAJ)

Lush_Susaj

Të gjithë e njohin faktin se si manipuluesi, karakterizohet nga menjemadhësia dhe demagogjia e shfrenuar mbi ngjarje dhe realitete të deformuara. Në këtë mënyrë, manipuluesi ose të ka mashtruar ose të ka piketuar për të mashtruar me patjetër. Nga pamja e jashtme, manipulatori (por edhe hajduti), është njeri i zakonshëm, prandajë duhet një kujdes pak më i lartë për të kuptuar lajkat, servilizmin, sjelljen e shtirur, ligësinë dhe etjen e tyre për të abuzuar, sunduar dhe vjedhur çdo pronë, çdo të mirë apo çdo arritje shoqërore.   Zakonishtë, manipulatori zhvillon një demagogji idjote e të shfrenuar, siq thotë populli rrën ditën për djell e pa asnjë pikë turpi e sikleti.

Kjo ndodh për faktin që pjestarët e shumtë të piramidës manipulatore të administratës, në përgjithësi janë karatere të deformuara nga grykësia, nga ndjenja e madhështisë dhe e plotfuqishmërisë së tyre mbi realitetin politik, shoqëror dhe ekonomik. Madje janë aq të paturpshëm dhe injorantë saqe mendojnë që çdo pasuri, çdo vlerë shoqërore, çdo investim dhe kapacitet tekniko shkencor e profesional i vendit, duhet t’i nënshtrohet marrisë së mendjes së tyre. Sipas kokes së tyre të sëmurë, çdo njeri apo përsonazh i njohur shoqëror, akademik dhe politik duhet të bëhët durtrokitës dhe fasadë për prezencën dhe demagogjinë e tyre manipulative.

 

Më e keqja qëndron tek manipuluesit e ngjitur në krye të institucioneve të larta të shtetit të cilët nuk lën mjet pa përdorur për të zgjatur kohen e tyre manipuluese e korruptive. Për manipuluesit tonë politikë dhe institucionalë, duket sikur nuk ekziston racionaliteti as ndjenja e përgjegjësisë ndajë premtimeve, ndjaë votës dhe misionit zhvillimor që buron prej sajë. Për manipuluesit dhe demagogët, fajtor janë njerëzit e thjeshtë, është populli që paguan taksa e që duhet të vazhdojë të besojë e të durojë në mashtrimet e tyre e deri në atë fyerjen e përditshme sipas të cilës, në Shqipëri ka punë por nuk ka njerëz që dinë e që duan të punojnë.

 

Në këtë mënyrë, nga njerëzit e përkdhelur nga jeta e tyre në bollek e që realishtë kurrë nuk janë përballur me të vertetën e punës dhe jetës të shqiptarëve, po bëhët një presion i jashtëzakonshëm demoralizues ndaj njerëzve që janë shumë puntorë e që zotërojnë disa profesione, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me punët e bujqësisë e deri tek ato të fushës së ndertimit dhe teknologjive të avancuara. Me të drejtë njerëzit ndihen të fyer nga injoranca e zyrtarëve të cilët dalin përballë njerëzve që u është shkatërruar punësimi nga korrupsioni dhe hadutëria e në vend që të bëjnë autokritikë e të kërkojnë falje të sinqertë, aludojnë dhe përhapin rrëna të tilla sikur shqiptarët nuk janë profesionistë, nuk janë të arsimuar, janë dembel dhe nuk duan që të punojnë.

Kjo retorikë është e pavërtetë dhe e padurueshme edhe për faktin që, sipas atyre që flasin me këtë gjuhë, në shqipërin e rilindjeve dhe rimashtrimeve, në këto 28 vite, shqiptarët na janë shndërruar në një formë të denatyruar të species njerëzore që nuk din as me shty karrocën, as me punuar tokën, as me ndertuar mure, as me thye gurë me varre, as me prashitur bimët, as me kullotur bagëtinë, etj. Sipas mendjes së tyre të vockël, populli ynë duhet të bëhët urë, të besojë e të bëjë duva për manipulimin, mashtrimin, injorancën dhe dekadencën që buron nga qeverisja pa shpirtë e pa ligje e qunave të rrugicës, e qunave të lagjes apo e qunave të plazhit që nuk kanë asnjë ide as ndjesi për tokën as për jetën e shqiptarëve që varfërohen çdo ditë.

Në këtë kontekst, duket që sundimtarët e sotëm, akoma vazhdojnë që të mendojë që shqiptarët nuk e dinë shkakun dhe as mënyrën se si u është shkatërruar punësimi, prodhimi, jetesa dhe mirëqënia në vendin e tyre. Realishtë, nuk besoj të ketë njeri në këtë vend që nuk e dinë faktin që kanalet kulluese dhe ujitëse të këtyre 27 viteve nuk u hapën dhe nuk funksionojnë për shkak se investimet e buxhetit të shtetit dhe donacionet ndërkombëtare janë vjedhur pa u parë dhe pa u prekur nga askush përveç atyre që i përvetësuan duke i shndërruar në dosje fiktive të mbushura me fotografi, me shkresa korruptive dhe me konferenca mediokriteti.

Shqiptarët e dinë mirë faktin se si në bujqësin e Kalifornisë, për nga të ardhurat dhe punësimin, vendin e parë e zë blegtoria dhe të dytin vreshtaria, ndërsa në Shqipërinë e ndritur nga rilindjet dhe rimashtrimet, blegtoria dhe vreshtaria ka prekur nivelet më të ulëta të 1000 viteve të fundit. E gjith kjo ka ndodhur dhe vazhdon që të ndodh vetëm për shkak se investimet, grantet, projektet dhe donacionet për blegtorinë, për vreshtarinë, për pemtërainë, etj, kurrë nuk shkuan tek puna, tek toka as tek prodhuesi. Në këtë mënyrë, përveç shkatërrimit pa mëshirë të gjitha vendbanimeve dhe resurseve tona natyrore, duket që është krijuar papunësia më e madhe dhe më e panevojshme që kemi patur ndonjëherë. Kështu është rritur varfëria, është rritur levizja kaotike e popullsisë dhe po përshpejtohet edhe shpopullimi, largimi i rinisë, i fuqisë puntore dhe kapaciteteve më të mira tekniko-profesionale të vendit. Ka ardhur koha që demagogët dhe manipulatorët e politikës shqiptare, ndaj vetës dhe ndajë qunave të hashashit dhe të trotuarit duhet të bëjnë një pyetje mbi faktin se: si ka mundësi që këta njerëz të lenë pa punë e pa mjete jetese e të përfolur e të fyer nga qeveritarët si dembelë dhe injorantë, sapo arrijnë në Gjermani, Angli, Zvicërr, Suedi, madje dhe në Mal të Zi, etj, arrijnë të punojnë, madje punojnë shumë më mirë se emigrantët e tjerë, ata dallohen për profesionalizëm të lartë, për njerëzillëk dhe për ndershmëri. Manipulatorët dhe demagogët e politikës së rilindjeve dhe rimashtrimeve të këtyre 28 viteve duhet të analizojnë faktin se përse po vidhen dhe po rrënohen çdo ditë prodhuesit bujqësor të Lushnjes, Korçës, Dibres, Kukësit, Shkodres, Koplikut, etj, që për vite me radhë kanë investuar në bujqësi, në sera, në blegtori, në patate, në vreshta, në pemëtari, etj. Këta njerëz, sipas një profesori izraelit dhe të gjith vizitorëve të shumtë të zonës, janë profesionistë të një niveli shumë të lartë, por që për shkaqe administrative, si çdo vit bujqësor, prodhimet e tyre ose i shesin nën kosto ose i hedhin në kanal. Sipas manipulatorëve dhe demagogëve, përseri fajin e kanë bujqit, e ka populli. Sipas politikanëve tonë të deshtuar e të turpëruar për situatën e krijuar, punëtori që punon në bujqëesi, krahas prashitjes dhe punëve të tjera të përditshme në fermën e tijë bujqësore, duhet të bëjë edhe agro-eksportin, edhe rajonizimin profesional, edhe standartin dhe çertifikimin e fidanave dhe paisjeve të tjera bujqësore, etj. E gjithë kjo ndodh për shkak se administrata jonë shtetërore (e çdo niveli), nuk ka profesionalizëm dhe as aromë meritokracie. Madje edhe në të tilla raste specifike sikur është Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor, në vend që të ketë bashkëpunim të frutshëm dhe në shërbim të rritjes së efektivitetit të investimeve në bujqësi, blegtori, etj, vazhdohet përseri me atë traditën e njohur të fasadave dhe zgjidhjeve të gabuara konspirative e korruptive. E gjithë kjo është arritur dhe arrihet duke e menjanuar qëllimishtë ekspertizën, autoritetin dhe oponencën e mirfilltë shkëncore të departamenteve që mbulojnë fushat specifike të bujqësisë, blegtorisë, sistemimeve, etj.

E gjithë kjo lojë korruptive, njëlloj si më parë po zhvillohet përmes shoqatave të krijuara dhe të drejtuara nga vetë zyrtarët e lartë të ministrive që si me magji arrijnë dhe i fitojnë të gjitha projektet, marrin të gjitha investimet,  mendojnë se i dinë të gjitha, mendojnë se duhet t’i bëjnë të gjitha. Në të vertetë nuk dinë asgjë më shumë se me korruptue, me varfërue, me mashtrue e me manipulue pa frikë e pa marre. Nuk është e rastit që për vite me radhë, të gjitha studimet, investimet dhe projektet në bujqësi dhe në mjedis  e që padyshim janë burimi më i madh i punësimit dhe i rritjes së të ardhurave, janë administruar dhe administrohen nga 2-3 njerëz që kanë krijuar nga një rrjet shoqatash të korrupsionit, hajnisë dhe fiktivitetit. Nëse, psh midis ministrisë së bujqësisë dhe universitetit do të kishte një bashkëpunim real, kurrë nuk do të ishim në këtë situatë kaotike dhe defaktorizuese për tregun e punës dhe të prodhimeve.

Bashkëpunimi real lidhet me misionin bazë të shkollës që sipas Luigj Gurakuqit (1912) është:“shkolla në shërbim të mirëqënies dhe të çështjes kombëtare”. Bashkëpunimi ka në themel profesionistët e fushave dhe të degëve të bujqësisë që në asnjë kohë e rrethanë nuk mund të bëhëshin shkaktarë ap përgjegjës të kësaj situate, pothuajëse të pashpresë.  Në periudhën që populli ynë i mrekullueshëm e quan “koha e Sali Berishës” (kështu shkrihet koha me emrin e përsonazheve dhe periudhave nën pushtime e despotizëm), një grup militantësh e shoqatash të babzitura për donacione e financime, duket sikur e patën mashtruar ministrin e bujqësisë dhe kryeministrin duke i kerkuar që të financonte mbjelljen e bananës në Lushnje, në Divjakë dhe në zonat e tjera në Jug të Shqipërisë. Edhe në atë kohë folëm hapur dhe fjala jonë u degjua nga ata pak specialistë të ditur që arritën që të emroheshin e punonin në atë institucion.

Njëlloj si atëherë, madje në përmasa edhe më të mëdha abuzivizmi, tani morem vesh që është hedhur ideja e financimit të kultivimit të Avokados në Divjakë dhe në zonat e tjera të bregdetit. Kështu ka ndodhur dhe do të ndodh sa herë që rajonizmin e kulturave bujqësore dhe orientimin e investimeve në këto fusha (sidomos të vreshtave, agrumeve dhe pemë frutore) e bëjnë militantët, veterineret dhe psanjoset që mëzi janë diplomuar për të punuar në ara e jo për t’u punësuar pa meritë nepër institucionet nga ku priten të tjera alternative për prodhimin, eksportet, punësimin, marketingun, rajonizimin, specalizimin e kulturave dhe rajoneve, efektivitetin e investimeve, etj.

Unë nuk pretendoj se kam forcën për të parandaluar përdorimin pa kriter të rreth 100 miljon eurove të adresuara për bujqësinë, ama kam forcën dhe argumentin për të paralajmëruar pamundësinë totale të kultivimit të Avokados në Shqipëri. Këtë e bazoj në dy shkaqe të pamanipulueshme në vite e shekuj. Së pari, kjo bimë është provuar të kultivohet në Borsh që në vitet 1970-1980 dhe nuk ka dhënë asnjë rezultat. Së dyti, nuk mund të kultivohet në Shqipëri për shkak se kjo bimë thahet në kushtet e temperaturës së ulët – 2,5oC, kjo e pamundëson kultivimin e avokados në të gjithë Shqipërinë.  Me këtë rast, për ata që ngatërrojnë pozicionin gjeografik të Shqipërisë me Jugun e Italisë, me Spanjen apo me Iraelin, po kujtoj faktin që Shqipëria shtrihet midis gjerësisë gjeografike veriore 39º38’ (në jug të Konispolit), dhe 42º39’ (në skajin verior të Vermoshit), ndërmjet gjatësisë gjeografike perëndimore 19º16’ (Ishulli i Sazanit), dhe gjatësisë gjeografike lindore 21º 4’ (fshati Vernik në rrethin e Korçës). Ju kujtoj edhe faktin që, sipas ligjit Bioklimatik të Hobkinsit, 1o gjerësi gjeografike është e barabartë me 5o gjatësi gjeografike, etj, nga ku buron e gjithë ecuria e treguesve klimatik, sidomos rregjimi i temperaturës që përcakton edhe përhapjen e llojeve dhe kultivarëve. E them këtë për të shprehur edhe njëherë sigurinë time në lidhje me faktin që,  çdo qindarkë e shpenzuar për Avokadon, nuk është asgjë më tepër se shpërdorim dhe dështim. Do të jetë një investim me zero impakt, njëlloj si në rastin e ndertimit të serave të domatës dhe kastravecit në zonat ku në vite të veçanta godasin murrlanet, ngricat dhe ciklonet. Është njëlloj si deshtimet me bananën apo me krijimin e vreshtave në zonat që goditën shpesh nga breshëri dhe ngricat e vona tëpranverës, etj. Për këto e shumë më tepër, demagogjia dhe manipulimi me varfërinë dhe me punësimin nuk sjellin asnjë të mirë shoqërore. Rruga jonë e zhvillimit kalon vetëm përmes administrimit shkencor e profesional të resurseve tona prodhuese dhe të kapaciteteve menaxhuese e intelektuale të vendit. Shqipëria ka profesionistë të njohur e të çertifikuar në të gjitha fushat e prodhimit dhe të administrimit ekonomik e shoqëror. Shqiptarët duan të punojnë e të jetojnë në vatrat e tyre dhe pranë familjeve të tyre. Ka ardhur koha për t’i dhën fund manipulimit irritues mbi punën dhe punësimin, është koha për të pranuar faktin se punësimi dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit tonë arrihet duke luftuar korrupsionin në investime dhe duke i adresuar punët dhe politikat zhvillimore tek profesionistët e jo tek shoqatat e funksionarëve abuzues e mediokër.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :