Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Mema gjen ‘tradhtarin’ në skuadër

Pas humbjes në derbi me Partizanin në shifrat 2-1, trajneri i Tiranës Ardian Mema ka gjetur edhe fajtorin e humbjes dhe për të është mbrojtësi Albi Doka.

mema-675x450 (1)Ai tregon se Doka neglizhoi aksionin në rastin e golit të parë, duke bërë që Partizani ta kishte më të lehtë mësymjen drejt  portës.

“Është e njëjta tablo që ka ndodhur edhe në disa ndeshe të tjera gjatë javëve të fundit. Të them të drejtën nuk është se luajtëm më mirë se Partizani, por ishim në avantazh dhe kishim mundësi të fitonim ndeshjen.  Nuk e di se si mund të pësojmë gola të atillë, konkretisht e kam me Dokën në rastin e golit të parë, pasi topi doli në rivënie anësore dhe ai i ktheu shpinën aksionit, duke neglizhuar në mënyrë të pafalshme”, theksoi Mema.

Gjithashtu trajneri thekson faktin  se do të bisedojë me presidentin e klubit, pasi sipas tij, nuk mund të vijohet më tej me këtë papërgjegjshmëri.

“Duhet të flas me presidentin dhe të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk mund të vijohet me këtë papërgjegjshmëri”, tha trajneri pas ndeshjen për “Supersport”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :