Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Marinarët shqiptarë ishin heronj

 

myfit-qorduka1-c1200x600

Kujtimet e ish oficerit të Flotës Detare, Kolonel (R) Myfit Qorduka:

 

Kolonel Qorduka është një ndër oficerët detarë më të vjetër. Ka lëvizur thuajse në të gjitha bazat ushtarake shqiptare dhe ajo që është kryesore, ai ka mbajtur shënime për të gjitha lëvizjet.  Ndër ato që ai veçon është koha e prishjes me ish-BS ku baza detare e Pashalimanit u bë një arenë përplasjesh mes ushtarakëve tanë dhe atyre rus.

 

Albert Z. ZHOLI

Bazat ushtarake në kuadrin e Luftës së Ftohtë ishin në qendër të vëmendjes. Si do ta cilësoni Pashalimanin, në vitet e luftës së Ftohtë? Çfarë roli kishte kjo bazë me nëndetëse ruse?

 

Kjo bazë në çdo kohë do mbetet një pikë referimi. Një bazë që ka shumë enigma dhe histori të madhe. Me këtë bazë janë lidhur që në prehistori ngjarje nga më të rëndësishmet. Baza ushtarake e nëndetëseve ne Pashaliman, e lakmuar dhe e kërkuar me çdo kusht nga rusët (sovjetikët), por objekt ushtarak i rëndësishëm i ushtrisë shqiptare, në prag të ftohjes së marrëdhënieve Shqipëri-BS, veçanërisht pas mbledhjes se 81 Partive ne Moskë e Kongresit te 4-te të Partisë së Punës së Shqipërisë në shkurt te vitit 1961, u bë ”arenë” e përplasjeve të shumta midis komandave të dubluara shqiptare e ruse (sovjetike), shpesh deri edhe midis marinarëve e punonjësve të thjeshtë. Atë kohë krisja politike mes dy udhëheqjeve të dy vendeve ishte bërë publike, veçanërisht pas qëndrimit kundërshtues të delegacionit shqiptar në Moskë. Nga ana tjetër zbatimi i detyrave të gatishmërisë në bazën e Pashalimanit, ende vazhdonte të ishte objekt i bashkëveprimit midis ushtarakëve tanë e atyre sovjetikë. Për FLD-ne e bazën në veçanti, nga Ministria jonë e Mbrojtjes ishin dhënë porosi konkrete, që nga kalimi në gatishmëri të lartë luftarake, deri te ruajtja e gjakftohtësisë e korrektesës me rusët (sovjetikët), por gjithmonë duke lënë të kuptonin se baza ishte e jona e se shqiptaret ishin zotër të saj. Ndërsa sovjetikët, me orientimin e tyre nga eprorët në Moskë, jo vetëm tentonin  të vinin në dukje se ata ishin më të përgatiturit, më të aftit, por nga ana tjetër, synonin përforcime të reja në forca, mjete e logjistike, me qëllim që të ishin në avantazh në situatat më të vështira që priteshin. Sipas dokumenteve zyrtare, në atë kohe situatat ndryshonin me ditë e me javë, tashmë, në linjë  partie, por dhe nëpër shtabe e kudo, por veçanërisht në bazë, ku komanda ishte e dubluar (sovjetike  e shqiptare).

 

-Në këto kohë ishte bërë dhe mbledhja e Moskës? Çfarë solli kjo mbledhje në lidhje me ushtarakët dhe bazat ushtarake?

Kjo mbledhje pati një jehonë të madhe. Situata ishte tepër e ndërlikuar. Punimet e mbledhjes së Moskës dhe qëndrimi i delegacionit shqiptar atje ishin bërë të njohura te kuadrot e efektivat shqiptare. Me studentët shqiptarë në BS këto sqarime i bënte ambasada jonë në Moskë dhe ata që vinin nga Shqipëria, gjë që nuk kishte si të mos binte në sy tek pala sovjetike. Në atë kohë, në shkurt të vitit 1961, Kongresi i 4-të i PPSH-se, miratoi qëndrimin e mbajtur nga delegacioni shqiptar në mbledhjen e 81 Partive në Moskë. Gjatë punimeve të kongresit, por edhe më pas, efektivat e kuadrot, të përforcuar me ekipe nga ministria, qëndruan pa gjumë e me armët mbushur, por në çdo rast gjakftohte e vigjilente ndaj çdo provokimi e incidenti të mundshëm nga sovjetikët. Situata në bazë, ftohtësia e qëndrimet e palës sovjetike, provokimet e incidentet, sipas dokumenteve të kohës e kujtimeve të ish-ushtarakeve, raportoheshin  rregullisht në Tiranë, nga ku merreshin edhe urdhra e udhëzime të veçanta.

 

flota-detare-dhe-arkivat-sekrete

-Çfarë ndodhi në këtë kohë në bazë, kë dërgoi udhëheqja në Pashaliman dhe si ishte situata?

Duke shfrytëzuar zhvillimin e punimeve të sapo përfunduara të Kongresit të 4-të, por sigurisht me synimin për të parë nga afër këtë ”pike të nxehtë”, ku reflektohej në terren krisja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, në fund të marsit të vitit 1961, në Pashaliman me urdhër të Enver Hoxhës, mbërrin me urgjencë Mehmet Shehu.  Ardhja e Mehmet Shehut në Bazë edhe pse qëllimi i ardhjes zyrtare iu komunikua palës sovjetike në këtë njësi, nga ana e tyre kuptohej fare qartë misioni i vërtetë i ardhjes se kryeministrit shqiptar në Pashaliman. Në takimin me Mehmet Shehun, i cili u zhvillua në sallën e bazës, që merrte deri në 1000 vetë, morën pjese edhe kuadrot e detarët sovjetikë. Mehmeti ishte veshur me një kostum sportiv, me çizme të gjata lëkure, kasketë kafe dhe ishte i shoqëruar nga  këshilltari rus i mbrojtjes për flotën, kundëradmirali Zagrebin. Futja e Mehmetit në sallë, pritja me duartrokitje e thirrje frenetike “Partia e Punës! Enver Hoxha!”, imponuan që edhe rusët (sovjetikët) të çoheshin më këmbë nga zori. Për kortezi ata bënin sikur takonin duart, ndonëse vlonin nga brenda! Midis të tjerave, sipas ushtarakëve të Flotës të pranishëm në atë takim, kryeministri shqiptar foli për revizionistin Tito, ç’përfaqësonte ai për vendin tonë e për kampin socialist, rrezikun që paralajmëron ideologjia e tij për vendin tonë e socializmin, duke lënë të nënkuptohej hapur se edhe mbështetja e tij nga sovjetikët, ishte një hap me rrezik dhe jo në drejtimin e duhur! Gjatë bisedës, tregimin për revizionizmin titist e rrezikun për socializmin, Mehmeti e lidhi dhe me njohjet e tij me Titon, udhëtimin së bashku me të në të njëjtin vapor për në Amerikë, qenien së bashku për gjah etj… Më pas, Mehmet Shehu, duke folur për fuqizimin e bazës së Pashalimanit, rolin e saj në mbrojtjen e Shqipërisë dhe vendeve të Traktatit të Lindjes kundër rrezikut të imperializmit ndërkombëtar, theksoi: “Kush do të punonte për likuidimin e kësaj baze, do të forconte krahun jugor te NATO-s!“ Në ketë rast, kujtojnë pjesëmarrësit në atë takim, mesazhi ishte i qartë, si për ushtarakët sovjetikë, ashtu edhe për ata shqiptarë. Vizita e Mehmet Shehut në bazën e Pashalimanit dha mesazhin e qartë dhe direkt, se tashmë krisja e marrëdhënieve me sovjetikët ishte një fakt real, se me gjithë manovrat, presionet e kërcënimet me të gjitha format nga ana e tyre, baza ishte  e shqiptarëve e do të mbrohej me çdo kusht nga kuadrot e marinarët e Flotës. Në këtë mënyrë, nuk bëhej më fjalë për eliminimin e incidenteve, por për mbajtjen e situatës nën kontroll, rritjen e vigjilencës e marrjen e masave të gjithanshme, që krahas ruajtjes së gjakftohtësisë, komandantët shqiptarë, së bashku me efektivat që drejtonin, të nuhasnin në kohë çdo plan apo manovër të sovjetikëve, duke sjellë neutralizim të çdo përpjekje për marrjen e bazës apo rrëmbim të anijeve e nëndetëseve në një ikje të mundshme. Pikërisht në këtë periudhë nga më delikatet e historisë së Flotës sonë Luftarake, drejtuesit e ushtrisë e të Shtetit Shqiptar, firmosin emërimin e Kundëradmiralit Abdi Mati si zëvendës të Hito Çakos në krye të FLD-së, i cili, së bashku me Ziqiri Meron e Qamil Podën, ishin ndër kuadrot specialistë më të njohur të kësaj arme. Në atë gjendje të vështirë, maturia e pjekuria, niveli i lartë profesional i Matit, jo vetëm arriti të administrojë suksesshëm situatën, të përgatiste e të mobilizonte efektivat tona detare për të përmbushur me sukses urdhrin për ruajtjen e bazës e të nëndetëseve, duke detyruar sovjetikët të dështonin në misionin e tyre, por arriti që të bëhej në njëfarë mënyre dhe simbol i Flotës!

Si po zhvilloheshin ngjarjet? Si po vepronin ushtarët tanë? Po oficerët si i ruanin ekuilibrat?

Ish-ushtarakët shqiptarë të bazës së Vlorës, në periudhën e pikut të acarimit të marrëdhënieve me ushtarakët rusë (sovjetikë), kujtojnë një ngjarje të fillim prillit 1961, që nga rusët (sovjetikët), por edhe nga ushtarakët tanë, u mor si një sinjal i fillimit të luftës me armë. Ish-shefi operativ i Brigadës së nëndetëseve, Xhafer Rrokaj tregon: ”Jo vetëm për ushtarakët e bazave tona në Shqipëri, por edhe për studentët tanë në BS e qytetarët e thjeshtë, ai komunikim i rëndësishëm në radion sovjetike, siç kishte qenë në traditë, na parapërgatiti për luftë. Ishim në orën e zhvillimit te leksioneve ne teorinë e ndërtimit të anijeve dhe profesori, i mësuar me zërin e njohur të Levetanit gjatë luftës, sapo dëgjoi zërin e tij, ndërpreu menjëherë mësimin dhe u ul në karrige, duke thënë ‚Tashmë filloi lufta’. Ishte 12 prilli 1961, e Radio-Moska, nëpërmjet zërit të spikerit te njohur Levetan, pohon se pas disa minutash, porositeshim të rrinim në dëgjim për një lajm tepër të rëndësishëm. Sovjetikët, por dhe ushtarakët tanë, që ishin shkolluar në akademinë e këtij vendi, e dinin se zëri i tij, tradicionalisht lajmëronte për luftëra e beteja. Zëri i Levetanit ishte bërë i njohur për ushtrinë e kombin sovjetik, por dhe për aleatët, për transmetimin direkt në radio të urdhrave luftarakë, që hidhnin në beteja miliona luftëtarë. Por, ankthi u shkri, kur ky spiker pohoi me solemnitet se, për herë të parë, kishte zbritur në kozmos, kozmonauti rus Juri Gagarin!” Në bazën e Vlorës, ky lajm që në njëfarë mënyre kishte përgatitur moralisht detarët për lufte, ”shkriu” tensionin në çast, duke sjellë një ndjenje krenarie të shfaqur hapur tek ushtarakët rusë (sovjetikë), por dhe ata shqiptarë. Veçse përkohësisht…

A ndodhën incidente në bazë dhe cilat ishin ato?

“…Pas tre ditësh, rreth orës 140 0, vjen nga Bashkimi Sovjetik dhe pritet të futet në port vapori rus „Ciaturi“, i cili sjell përforcime për komandën sovjetike të bazës së Pashalimanit. Në të janë imbarkuar oficerë, ushtarë, detarë, ushqime dhe karburant. Të ndalohet me çdo kusht futja e tij në bazë pa lejen e komandës së Flotës!“ (Arshivi i Ministrisë së Mbrojtjes. Dosjet e FLD,viti 1961. Pas vizitës së Hrushovit në bazën e Pashalimanit, në maj të vitit 1959, që shënoi dhe krisjen e parë (e cila shumë shpejt erdhi duke u thelluar) të marrëdhënieve politike e shtetërore, midis vendit tonë e Bashkimit Sovjetik, në bazën e Pashalimanit në Vlorë, ku ishte arsenali kryesor luftarak detar në administrim dypalësh, sovjetik e shqiptar, nisën të jenë më të shpeshta e problematike, konfliktet midis drejtuesve, madje shtrirë deri edhe tek ushtarakët e thjeshtë. Jo vetëm kaq, por me orientim nga qendra, pala sovjetike, me qëllim për të mos e lëshuar nga duart këtë pikë strategjike ushtarake, si dhe anijet e nëndetëset në organikë, filloi të sillte teknikë të re, logjistike dhe përforcime të tjera për komandën e saj në këtë bazë të rëndësishme. Mbajtja me çdo kusht e bazës së Pashalimanit, anijeve e nëndetëseve, kishte angazhuar direkt Enver Hoxhën e tërë udhëheqjen shqiptare, duke përgatitur efektivat e duke vënë njëkohësisht në krye të Flotës në bazën e Vlorës e bazat e tjera luftarake, njerëzit më të besuar.

Kush ishte situata më e ëvshtirë në këtë moment?

Incidentet dhe përkeqësimi i klimës se marrëdhënieve ndërshtetërore, veçanërisht që nga viti 1960 e ne  vazhdim, sipas kujtimeve te Xhaferr Rrokaj, reflektohej dukshëm ne marrëdhëniet e kuadrove dhe detareve tanë me ato ruse (sovjetike), veçanërisht në bazën e Pashalimanit. Në fund të gushtit 1960, vihet në pranga Kundëradmirali Teme Sejko, Komandant  i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, nën akuzën e ”tradhtisë ndaj atdheut”, e qenien ”agjent i shërbimeve sekrete ruse e amerikane dhe asfalisë greke”. Arrestimi i Teme Sejkos, njeriut dhe ushtarakut me emër në Luftën Nacionalçlirimtare e në ushtrinë shqiptare më pas, i bërë në ato momente kur ai po përgatitej të dërgohej për studime të mëtejshme në Akademinë Ushtarake të Leningradit në BS, veçanërisht në pikun e përkeqësimit të marrëdhënieve me sovjetikët, erdhi befasisht e ngjalli kureshtje, jo vetëm në strukturat e mbrojtjes, por  në mbarë vendin. Pikërisht, pas prangave për Sejkon, në këtë situate, Enver Hoxha, emëron si dorë të fortë e më të besuarin në krye të FLD-se, ushtarakun e njohur, Hito Çako. Emërimi në këtë detyre të rëndësishme i Çakos, që ishte njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës e që nuk ishte me profesion detar, ishte më tepër e karakterit politik. Ai kishte ardhur aty si funksionar politik, për të menaxhuar atë situate kritike që po kalonin marrëdhëniet Shqipëri-Rusi (BS), reflektuar me incidente e situata të paparashikuara në FLD e në veçanti në bazën e Pashalimanit. Ish-Shefi operativ i nëndetëseve, Rokaj, kujton se nga dita e parë e emërimit në krye të detyrës e në vazhdim, ushtaraku i njohur Hito Çako, si ushtarak karriere, por edhe si njeri, pothuaj gjatë gjithë kohës qëndronte midis efektivave, kryesisht midis atyre të Brigadës se Nëndetëseve, në Pashaliman. Si njeri zemërmirë, operativ, me intelekt, intuitiv në kapjen në kohë të gjendjes reale e orientimin e duhur në çfarëdo situate,  Kundëradmirali Çako, së bashku me ushtarakë të tjerë madhorë të FLD-se, Abdi Mati, Mark Plani e shumë të tjerë, mbahet mend për drejtim me aftësi, në atë klimë tejet kritike.

 

-Ju flisni me superlativa për Hito Çakon, ccfarë bëri ai në këtë kohë në Pashaliman? Sa autoritet kishte tek ushtarakët deh ku refelktohëj ëprgatitja e tij?

 

Emërimi i Çakos në krye të FLD-se, si i besuar e ”dorë e fortë”e Enver Hoxhës, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, përkon me emërimin nga rusët të Kapitenit të Rangut të Parë, Ribalko, si komandant (rus -sovjetik) i Brigadës së Nëndetëseve në bazën e Pashalimanit, në vend të Jegorovit, tregonte se në klimën e acartë midis dy vendeve, edhe sovjetikët edhe shqiptarët, kishin bërë emërimet e tyre më të mira. Gjatë një vizite në një nga nëndetëset e bazës, që vazhdonin të ishin në komande të dyfishtë, në një nga ditët e para të emërimit në detyrë, Kunderadmirali Çako, gjen rastin t`i japë një ”leksion“ kapitenit sovjetik Riballko, lidhur me respektin e detyruar që imponojnë gradat dhe hierarkia në ushtri. Në të vërtetë, qëllimi i ”leksionit” kishte si nëntekst komunikimin palës sovjetike, se me gjithë manovrat, nuk do ta kishin të lehtë të përmbushnin misionin e tyre, të mbanin bazën apo të merrnin nëndetëset dhe anijet luftarake me vete në një ikje të mundshme. Pra Ribalko të kuptonte, se dhe artileria e gjithë kalibrave, që ishte në gatishmëri në gjirin e Vlorës, nuk do të lejonte një ikje të mundshme ”fshehurazi” të tyre nga gjiri. Duke informuar kapitenin rus (sovjetik), faktin se”mua më kanë emëruar në disa raste, edhe në detyra që nuk jam specialist i mirëfilltë, pra, si ky në krye të FLD-se”, po kjo nuk më pengon që të  kontrolloj vartësit, përfshi dhe atë anijen ku Ribalko ishte bashkëdrejtues me një shqiptar, si për gatishmërinë, ashtu edhe për përkushtimin e vartësve në detyrë. Pra, gjithçka ishte e qartë. Ndërkohë që kapiteni rus (sovjetik), pas fjalës se Kundëradmiralit Çako, duke ruajtur qetësinë, buzëqeshi lehtë e miratoi ato që tha komandanti i Flotës Detare.  

Në vazhdën e incidenteve, sovjetikët, në përmbushje të qëllimit të urdhëruar nga eprorët e tyre, siç e kemi përmendur edhe më lartë, ngulmonin për të sjellë në bazën e Vlorës edhe efektiva, logjistike e pajisje të tjera. Këto, mendonin t`i kishin për situata te vështira që priteshin,  por që kuptohej, shikohej e reagohej nga pala shqiptare. Në një nga këto raste, siç më ka treguar  Sandër Gjeçi, një komandant i gjuajtësit detar shqiptar, i destinuar kundër nëndetëseve, është dhe incidenti me anijen ruse ”Ciaturi”. Ai kujton se, nga mesi i vitit 1959 e në vazhdim, në përputhje me situatën e krijuar nga përkeqësimi i marrëdhënieve e incidentet midis ushtarakeve, përmes urdhrit të dhënë grupit të gjuajtësve tanë detare,  nga titullari i Ministrisë së Mbrojtjes, Beqir  Balluku, vihej detyra e patrullimit të vazhdueshëm për ruajtjen e anijeve të huaja që synonin futjen në gjirin e Vlorës, me qëllim bazën e Pashalimanit. Me përkeqësimin e situatës, Flota Luftarake Detare, kaloi në gatishmëri Nr.1. Ndërsa urdhri i ardhur nga titullari i ministrisë, ishte: “Gjuajtësit te ndalojnë çdo anije me destinacion bazën e Pashalimanit, të mos lejohet hyrja pa lejen e komandës se FLD, personalisht të Hito Çakos!” Me tej, Sandër Gjeçi tregon: “Në një nga ditët vjen fonogrami ku thuhej se pas tre ditësh, rreth orës 1400, pritet të futet në bazë anija ruse ”Cianturi”, që kishte efektiva, teknikë e karburant, ushqim,e etj. Në horizont, rreth orës 1500, u duk anija që pritej, e cila iu afrua Karaburunit. I dhamë sinjalin të ngrinte flamurin shqiptar dhe të bënte stopimin e motorëve. Ata nuk bënë asnjë veprim. Lidhem direkt me komandantin Hito Çako. Përgjigja e tij, me gjakftohtësi, ishte:”Ndaloje masakrën!”. Dhamë alarmin për efektivin. Iu afruam vaporit e i thamë se nuk e lejonim asnjë hap më tej! Kapiteni, na përgjigjet me fodullëk se kishte urdhër nga komanda e tij ne Detin e Zi. I thashë se baza është e jona dhe nuk lejohet hyrja pa lejen tone. Ai nuk i fiku motorët. Detyrohem të jap urdhër të kthehen të  gjithë grykat e topave drejt anijes, në pritje të komandës për zjarr. U detyruan të zbatojnë kërkesën tonë. Ishim krenarë se zbatuam detyrën me përpikëri”.

Te nesërmen i thërret Hito Çako, i përgëzon për realizimin e detyrës luftarake dhe u thotë: “Ju lumtë, keni bërë detyrën! Këtu jemi zot ne!”

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit