Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Manuel Macron: Nuk jam dakord të ecim drejt zgjerimit pa funksionim më të mirë të BE

Manuel Macron, Presidenti francez foli me skepticizëm për zgjerimin e Bashkimit Europian me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin që lidh më shumë këtë rajon me BE.

Sipas “Politico”, komentet e Macron janë veçanërisht zhgënjyese për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë për një dritë jeshile nga liderët e BE-së muajin e ardhshëm për të nisur negociatat me Bllokun dhe që kanë marrë në prill OK e Komisionit Europian.

“Ajo që kemi parë në 15 vitet e shkuara është rruga që ka dobësuar Europën sa herë mendojmë ta zgjerojmë atë. Nuk besoj se i shërbejmë vendeve kandidate apo dhe vetes duke pasur një mekanizëm që në një farë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt një zgjerimi më të madh”, është shprehur për mediat në Sofje Macron.

“Jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Europë dhe të lëvizin drejt Europës. Por mendoj se duhet të shohim çdo zgjerim të ri me kujdes dhe rigorizitet. Nuk jam dakord të ecim drejt zgjerimit para se të kemi të gjitha siguritë e nevojshme dhe bërjes së reformave reale për një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Europian”, vijoi më tej presidenti francez.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :