Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Mali i Zi tha sot se kontribuon për paqen

Në përgjigje të komenteve të fundit të Presidentit Donald Trump, Mali i Zi tha se “kontribuon për paqen”  i cili la të kuptohet se “njerëzit shumë agresivë” të Malit të Zi mund të bëhen shkak për fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, qeveria malazeze tha se “kontribuon për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në kontinentin evropian, por në mbarë botën, së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan”.

Kjo çështje u shfaq kur zoti Trump kritikoi përsëri NATO-n gjatë një interviste me Tucker Carlson të kanalit Fox News, i cili e pyeti se pse djali i tij duhet të shkonte për të mbrojtur Malin e Zi nëse ky sulmohej.

Intervista u zhvillua të hënën pas takimit të Presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki. Rusia nuk e priti mirë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar ndërkohë që vendi ballkanik po krijon lidhje më të ngushta me Perëndimin.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :