Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Malajzi, Policia konfiskon pasuritë e vjedhura të ish-kryeministrit Najib Razak

Në Malajzi, Policia ka konfiskuar qindra kuti me sende të vyera dhe çanta me kartëmonedha të huaja nga pronat e lidhura me ish-kryeministrin Najib Razak, Kontrollet në pronat në kryeqytetin Kuala Lumpur, janë të lidhura me hetimet mbi një fond zhvillimi shtetëror 1MDB.

Akuzat për korrupsion ndaj 1MDB ishin një nga shkaqet kryesore të humbjes në zgjedhje të Najib, përballë ish aleatit të tij Mahathir Mohammad.

Miliarda dollarë të fondit të ngritur nga Najib, janë të pagjurmueshme. Vetë Najib akuzohet se ka përvetësuar 700 milionë dollarë, akuzë që ai e mohon.

Ai ka dalë i pastër nga autoritetet malajziane, por është hetuar nga disa vende të tjera. Mahathir ndërkohë ka thënë se po merr në konsideratë mundësinë e rihapjes së çështjes dhe se ai beson që paratë e humbura mund të gjenden. Ai e ka ndaluar Najib të largohet nga vendi. Aksionet e policisë në zyrën e Najib, rezidencën private të tij dhe disa prona të tjera të lidhura me të, vijojnë prej ditësh, të hapura madje për mediat.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :