Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Macron-Ramës: Nota shumë pozitive për reformat

Sot, Presidenti francez Macron priti Kryeministrin Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjate 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.

Presidenti Francez mësohet se është shprehur me mac, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacioni shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një shqetësim i hershëm i për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderuar Kryeministrin Rama për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :