Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

LUTESHA!-poezi

LUTESHA!!

a1

Anila Karapidou
***
Si një shqiponjë që lirinë kërkon
në hapësirë,
Erës ju ngjita e fluturova drejt malit,
Botën nën hapësirë e pashë të mpirë,
Ndërsa era diku në një pllajë më ndali.
***
Duart që më dridheshin, drejt qiellit
i ngrita
Zemra m’u drodh nga dhembja, u gris,
Me shpirtin plagosur poshtë zbrita,
Ju luta tokës të më dëgjonte mirë.
***
Zogjtë shtegtarë fluturimin ndalën,
Të mallëngjyer u afruan pranë meje,
Me cicërima e lutje për mua u falën,
Këngë trishtimi më hynë ndër deje.
***
U lutëm unë, zogjtë, era e mali,
Që bota të jetë e qetë, e lirë,
Një vetëtimë në qiell shkëndija shpërndau,
Lutej dhe vetëtima për një botë të dëlirë.
***
Drejt qiellit duart i zgjata përsëri,
Të marr një copëz qiell me yje e hënë,
Era të mbjell tokën plot yjësi,
Si farë shprese në rruzullin e ngrënë…

a2

Engjëll i lënduar!.
***
Më lër të puth lotin tënd të kripur,
O ëngjëlli im zemër lënduar.
Të puth buzën e plasur si brazdë,
Lermë të prek ethshëm se ashtu të dua.
***
Dorën ma jep në timen dorë,
Ngrohtësi shpirti të përcoj,
Të mos ndihesh më zemër lënduar,
Lotë të mos rrjedhin nga sytë ëngjëllorë.
***

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :