Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

LULJA E DO UJIN PA U VYSHKUR – tregim nga Albert Z. ZHOLI

Albert Zholi: Tregim

LULJA E DO UJIN PA U VYSHKUR

E shihja gjithmonë që kalonte para shtëpisë sime kur shkonte për në shkollë…E shihja e më shumë më pëlqente …Ecja e saj e lehtë e mos përfillëse …Krehja disi e vecantë e flokëve dhe veshja me shije e bënin të gjithën të bukur e me fusë magnetike, që të tërhiqte e të ndizte ëndrrat …
Ajo ishte gjimnaziste, ndërsa unë në vitin e fundit të institutit …Ishte mars kur i mësova emrin.
E quanin Irena.
Sa kish hyrë pranvera .Por unë mendoja se emri i saj e celi pranverën…E dashuroja fshehur.Brenda vetes. Dhe kjo më kënaqëte.Thoshja emrin e saj, që gjithmonë merrte bukuri pranvere dhe ndjehesha i lumtur …Pastaj se si m’u dha e i dola përpara ?!… Asgjë nuk i thashë, vetëm “ mirmëngjes”. Edhe atë “ mirmëngjes” mezi e nxorra nga goja …
Ajo mbante gjithnjë një qënderim indiferent, por jo fyes. Një indiferencë luleje …
E mbaj mend mirë atë ditë. Ishte e shtunë kur e ndalova. Mëngjes maji ishte. E pashë që larg duke ardhur drejt meje …E sillte rruga drejt meje …Më dukej si e veshur me rreze dielli dhe herë-herë më verbonte pamja e saj …Se si rrija në atë cep udhe, nuk mund t’a tregoj dot …Por isha I hutuar e I mpirë.
-Mirmëngjes Irena,-I fola me gjusmë zëri.
Ajo i ktheu kokën nga unë, e me qetësinë e saj të zakonëshme si qetësi mermeri, më buzëqeshi…
Buzëqeshje me të bukur nuk kisha parë në jetën time …
Nuk qeshnin vetëm buzët, por gjithë fytyra, faqet, sytë, vetullat, qepallat … edhe poret e fytyrës I qeshnin…
-Mirmëngjesi…dëshironi gjë?!,- më foli mes asaj qeshjes magjike.
- Dua të njihem me ju … Unë, unë…- doja të thosha ndonjë fjalë më të rëndësishme, por nuk munda…
Balli m’u mbush me bulëza djerëse si në provimin më të vështirë, që nuk e kisha dhënë akoma…
-Tani jam shumë vonë Agron,- dhe iku duke më buzëqeshur, sic dinte ajo…Buzëqeshjen mundohesha ta thithja, sic thithet era e lules, për të dalë nga ajo gjendje hutimi …
Ajo u largua e unë mbeta duke pare floket e saj te vecante dhe duke përtypur fjalët e saj: Tani jam shumë vonë Agron …” I zbërtheja gërmë më gërmë, e pastaj I ngjisja prapë në atë fjali që mbaronte me emrin tim Agron…U jepja zërin e saj atyre, e më dukeshin magjike, si të pa folura nga asnjë zë vajze në botë …Mbas asaj dite, unë e prisja po tek ai vend, pastaj e përcillja deri afër shkollës …Irena e pëlqente praninë time, dhe cdo ditë dic priste, që unë nuk mund ta përktheja në sytë e saj e në gjithë qeshjen e asaj fytyre…

****************

Vala e ikjes më rrëmbeu edhe mua e më përplasi në porta e hallit …Larg Irenës…Kur e mblodha veten e u stabilizova disi, e para gjë që bëra ishte letër Irenës…E gdhiva atë mbrëmje, s’e ndjeva natën deri në, mëngjes …Shkruaja e shkruaja fjalë që nuk I kisha folur asnjëherë …E mbusha një letër të madhe me nuk e di sa faqe e ia dërgova… Që të nesërmen e dërgesës prisja përgjigje …Prisja sikur Irena të ishte aty mbas derës e të lexonte letrën time të më kthente përgjigje pa marrë frymë …
Por përgjigja nuk erdhi. Unë prita e prita e u mësova me pritjen time …Kaloi një vit. Irena më dilte gjithmonë në ëndërr … Ënddrra më tërbonte e më lumturonte me brengën tek fyti …
U dashurova me ëndrrat e mia …
Një ditë tek stacioni i autobuzit Athinë –Kakavijë ( Ku shkova mos takoja ndonjë të njohur për të dërguar një pako familjes dhe letrën e dytë Irenës mbas një viti e gjysëm ) u ndesha me një vajzë …
O perëndi ishte Irena…
-Irena…
Ajo qëndroi e më pa, por jo me sytë e saj … Nuk qeshnin më ata sy… As qepallat, as vetullat, asgjë nuk qeshte , ose më saktë nuk ishte fytyra e saj …
Vetëm zëri dicka kishte ai zë:
-Ju Agroni jeni?
-Po unë jam.
-Nuk të njoha fare- foli ajo përsëri me një indiferencë fyese…
-Më fal Irena por unë të kam shkruar … unë jam ai.Gjithmonë të kam parë në ëndër …( thashë e disa fjalë të tjera , me më pak vlerë se këto).
-Por më ke shkruar vetëm një letër …Një letër në një vit …Je lodhur shumë me mua …Sa mundi të t ë ngrohë një letër? Ti ike kur nuk duhej …( zëri i saj u bë më i vërtetë )… Kur unë të doja ti u largove e u harrove… –Largësia e ka shtuar dashurinë time- u hodha unë menjëherë …
-Ti nuk e vlerësove dashurinë time …as dashurinë tënde nuk e vlerësove …Nuk jetohet me kujtime Agron…as me ëndrra-…
-Unë të dua Irena … të dua!…
-Lulja e do ujin pa u vyshkur…-foli ajo dhe u largua…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :