Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Lufta e klasave në Vranisht 1943-1990 dhe dëmet e sektarizmit vranishtkomunist në tërë jetën e tij

  Lufta e  klasave  në  Vranisht  1943-1990  dhe dëmet e sektarizmit vranishtkomunist  në  tërë  jetën e  tij 

Me  ra ne  dore  libri i  z. Bardhosh  Micit  mbi  luften e  klasave  ne  Vranisht  nga  1943-1990  dhe  me  gervishi  ne  koren  e  plages  time  per  ca  mendime  qe  kam  percjell  tek  grupi  i  komisionit  te  hartimit  te  historikut  mbi  demet  e  fenomenit  te  sektarizmit  ne  jeten  e  fshatit  Vranisht  si  gjate  luftes  dhe  mbas  çlirimit  dhe  me  deshiren  e  mire  po  shfaq  disa  mendime  duke  kerkuar  gjithmone  mirekuptimin e  bashkfshatareve  te  mi.

 

-Fshati  i  Vranishtit  ne  krahinen  e  Mesaplikut  eshte  nje  fshat  me  histori  e  me  tradita  te  cilat  ne  tere  jetegjatesine  e  tij  i  ka  manifestuar  e  i  ka  trasmetuar  ne  breza  deri  ne  ditet  e  sotme  .

-Sot  Vranishti  ka  nje  historik  te  botuar   dhe  qe  ter  historikun  e  fshatit  e  ka  te  pasqyruar  ne  menyre  te  pergjithesuar  .Per  kete  historik  punoi  nje  komision  me  njerez  te  mire  e  te  kompletuar  si  nga  ana  kulturore  dhe  e  ndjenjes  se  pergjegjesise  per  detyren e  ngarkuaUne  mendimet  e  mia  ja  kam  dhene  komisionit  gjate  punes  qe  benin  dhe  ato  i  kam  pasqyruar  edhe  ne  disa  shkrime  qe  kam  botuar  .

-Edhe  ne  nje  shkrim  per  masakren  e  Vranishtit  une  i  kam  theksuar  disa  mendime  e  probleme  te  cilat  kane  qene  shqetesuese  per  komunitetin  e Vranishtit  ne  vitet  e  socializmit  dhe  qe  ne  nje  fare  menyre  edhe  tani  nuk  jane  shume  te  qarta  e  te  kene  mare  pergjigjen  e  duhur  se  pse  kane  ndodhur  .Dhe  siç  kam  thene  edhe  me  perpara  nuk  jam  per  te   denigruar  njeri  por  jam  qe  e  verteta  te  thuhet  e  sejcili  ta  dije  se  ç’fare  ka  bere  e  te pakten  ne  vetvete  kush  eshte  gjalle  ose  pasardhesit  te  ndjejne  peshen  e  pergjegjesise  por  te  kuptojne  edhe  ate  tjetren  qe  te  ndjejne  te  pakten tani  ne  keto  kohera  se  çkane  hequr  te  persekutuarit  e  te  damkosurit  nga  lufta  e  klasave  e  zhvilluar  ne  gjirin  e  popullit

- Une  ne  materialin  derguar  komisionit  te  historikut  doja  qe  aty  te  ezauroheshin  problemet  e  ndodhura  e  te  pasqaruara  e  qe  kishin  renduar  mbi  fshatin   Vranisht  e  mbi  nje  pjese  te  njerezve  te  ndryshem  te  komunitetit  ku  perfshij  edhe  veten  time  e  plot  te  tjere .

-Mendoj  se  akoma  s’ka  mare  pergjigje  pse  u  godit  njesiti  gjerman  dhe  a i  meritonte  fshati  pasojat  qe  e  zune  .Akoma  do  shikohet  se  ajo  ishte  nje  pasqyrim  force   ndaj  gjermaneve  dhe  se  u  shua  nje  fshat i  tere  askush  nuk  mori  mundimin  qe  te  thote  se  ky  ishte  nje  veprim  i  nxituar  e  qe  su  mendua  gjate  per  pasojat  .

-Pse  ne  vitet  e  socializmit  ne  Vranisht  nuk  u  vleresuan  figura  si  Sali  Hallko-Kondi ,Muharrem  Llanaj  Toto Hyseni  ,pse  u  vra  Hysni  Totua  ,Rrapo  Metua ,Murat  Demua .Dhe  mbi  te  gjitha  a  ka  patur  sektarizem  nga  partia  komuniste  gjate  luftes  dhe  ne  kohen  e   P.P.SH  mbas  çlirimit  dhe  qendrimit  sektarist  ndaj  figurave  nacionaliste  ne  fshat  .

-Nje  pyetje  qe  duhet  te  marre  pergjigje eshte  a  ka  patur  ballista  ne  Vranisht  ,çfare  demi  i  kane  sjellur  luftes  NaCL  dhe  fshatit  dhe  pse  kjo  egersi  ne  trajtimin  e  tyre  mbas  çlirimit  te  vet  atyre  e  familjareve  te  tyre  etj .

-Duke  mar  shkas  nga  libri  i  z. Bardhosh  Mici  mbi  luften  e  klasave  ne  Vranisht  nga  1943-1990  po  shpreh  edhe  une  disa  nga  mendimet e mia qe  mendoj  dhe  qe  kur  kam  mundur  i  kam  shprehur  .

-Mendimet  e  mia  per  keto  probleme  jane  jo  si  pjesmarres  ne  periudhen  40-44  por  si  i  masakruar  une  e  shume  te  tjere  ,nga  viti  1945  e  deri  ne  ndryshimin  e  sistemit  nga  sektarizmi  komunist  i  fshatit  Vranisht  i  çfaqur   gjate  luftes  dhe   qe  u  be  rruga  e  asfaltuar  mbas  çlirimit   per  denigrimin  e  atyre  qe  mendohej  qe  ishin  kundershtar  te  regjimit  ose  pjestar  te  atyre   familjeve  qe  nuk  gezonin  simpatine  e  drejtuesve  te   fshatit  Vranisht .

- Ne  kete  periudh  tranzicioni  shume  Vranishjot   kane  botuar  shkrime  e  libra  te  ndryshem  por  dua  te  theksoj  se  libri  i  Bardhosh  Micit  eshte i  pari  i  ketij  lloji  te  vecant  qe  trajton  kete  fenomen  per  nje  periudh  te  gjate  kohore .

-Dhe  ajo  qe  vlen  te  theksohet  se  duke qene i  pari  liber  i  ketij  lloji  per  luften e  klasave  ne  Vranisht  ai  eshte  mjaft  i  nderuar  dhe  duhet  falenderuar  mbasi  ne  kete  liber  e me  te  tjere  qe  do  te  botohen  do  i  japin  me  shume  drite  njerezve  per  ate  periudhe  e  ngjarjet  e  ndodhura  ,por  une  mendoj  se  do  qetesoj e   rehatoj  edhe  shpirtrat  e  njerezve  per  te  vertetat  e  thena  ,dhe  ajo  me  kryesorja  e  gjithe  ketyre  do  shtoj  dhe  ver  ne  baza  me  realiste  bashkjetesen  dhe  mirekuptimin  midis  ne  Vranishtjoteve .

-Bardhoshi  na  dha  nje  liber  me  mjaft  vlera  te  shkruar  ne  menyre  konçize  e  te  qarte  gjithe  te  vertetat   qe  kane  ndodhur  dhe  qe  ne  Vranisht  te  gjithe  i  dinin  por  nuk  i  thoshin  dot se  partia  ne  fshat  te  bente  gjemen  .

 

 

 

- Dikush  do  mendoj  se  me  hapjen e  “kutise  se  pandores “  do  te  kete  nje  ringjallje  te  merive  e  te  urrejtjes  .

- Une  e  them  me  plot  bindje  qe  s’do  te  ndodh  kjo  mbasi  Vranishtjotet  historikisht  jane  nje  bashkesi  shume  e  paster  e  mirkuptuese  dhe  se  te  gjitha  ato  qe  do  thuhen  ato  i  dine  Vranishtjotet  ,ato  kane  dale  me  aq  sa  eshte  quajtur  e  arsyeshme  per  komunitetin  ne  historikun e fshatit  .

-Vranishti  dikur  e  ka patur  nje “ nofk “ si  fshati  i “ 40  belave “ por  qe  mbledhja  ne shqopet  e  bashue  i  dha  fund  kalvarit  te  vrasjeve  ne  fshat  dhe  po  rikujtoj  se  mos  kjo  mbledhje  duhet  rivleresuar  akoma  me    shume  mbasi  ka  qene  nje  gur  themeli  i  bashkimit  dhe  mirekuptimit  te  Vranishtjoteve  .

-Bardhoshi  si  njohes  i  mire  i  jetes  ne  fshat  mbasi  ka  jetuar  atje  midis  njerezve  dhe  per  pozicionin qe  ka  mbajtur  si  mesues  e  kuadro  dhe  qe  i  ka  mundesuar  kontakte  te  vazhdueshme  me te  gjithe  bashkfshataret  qe  nga  me  i  thjeshti  e  deri  tek  ata  qe   e  quanin  veten  “elita  e  fshatit “ i  ka elaboruar deri  ne  detaje  ato  qe  ka  pasqyruar  por  me  gjithe  ndonje  rrumbullakesim  qe  i  ka  bere  ndonje  çeshtje  e  ndonje  personi  .Leximi  me  kujdes  te  meson  se  te  vertetat  per  cilindo  kene  dale  ,veçse  duhet  te  lexosh  librin  me  qetesi  e  durim  .Dhe qe ti Bardhosh je   i  nipi i  Rrapo  Metos  nga nena nuk  je ti ai qe duhet  te  mbrosh figuren e Rrapo Metes mbas qe koha I ka dhene te drejt atij dhe ka mbrojtur trashgimin e tij ,ndersa per xha Azbiun  lufta e klasave  ka qene e rrepte si nga paria e fshatit porn je gje dihet mire  qe pjestar te luftese klasave  ne nje forme a ne nje tjeter kemi qene te gjithe pjesmarres .

-Duke  ardhur  tek  titulli  i  shkrimit  mbi  luften  e  klasave  nga  1943-1990  dhe  a  ka  patur  sektarizem  gjate  luftes  dhe  pas  çlirimit  ne  jeten  e  fshatit  Vranisht  .Dhe  pyetja  me  konkrete  eshte  “veprimtaria  e  ballit  ne  Vranisht  dhe  demet  e  sektarizmit  komunist   -Une  desha te  theksoj  disa  mbresa  e  pershtypje  te  miat  nga  njohja  e  luftes  se klasave  ne  Vranisht  dhe  persekucionet  qe  kemi  hequr  ne  si  vellazeri  e  “Matosinue”  dhe  familja  ime.

-Kur  flitet  per  historikun  qe  kemi  sot  si  Vranisht  une  i  kam  derguar  komisionit  mendimet  e  mia  per  pasqyrim  ne  drejtim  te  çfaqjeve  sektare  te  drejtimit  te  zhvillimit  te  jetes   ne  Vranisht  dhe  demet  qe  solli  e  qe  jane  akoma  neper  kembe  si  rrjeta  e  merimanges  e  qe  s’duhet  shume  por  pak  vullnet  e  zemer  te  bardhe  per  ti  pranuar  e  per  ti  kapercyer  pasojat  e  atyre  veprimeve  e  ngjarjeve  te  ndodhura  .

-Dua  te  theksoj  se  mendimet  e  mia  qe  po  shpreh  per  keto  çeshtje  skan  brenda  asnje  fije  urrejtje  per  kedo  e  veçanerisht  per  ata  qe  kane  ikur nga  kjo   jete  ,mbasi  thenia  e  cilesimi  i  te  vertetave  veç  çliron  shpirtrat  e  njerezve  dhe  sejcili  merr  mbi  shpatulla  ate  qe  meriton.

-Lufta  politike  e  kohes  me  krijimin  e  dy  forcave  politike  P.K.SH  dhe  ballit  kombetar  ne  fillim  ishin   pale  mirekuptuese  por  brenda  kishte  luften  per  te  mare  stafeten  e  drejtimit  te  jetes  ne  fshat  dhe  mobilizimit  per  lufte  kunder  pushtuesve  dhe  ketu  dallon  P.K.SH .

-Zanafillen  per  mendimin  tim  e  ka  qe  me  krijimin  e  celules  komuniste  ku  nga  ata  qe  e  formuan  veç  Maman  Saliut  qe  kishte  begraundin  e  te  qenit  djali  i  kapedan  Saliut  te  tjeret  ishin  thjesht  idealist  dhe  njohja  e  jetes  ishte  brenda   jetes  ne  fshat  ,dhe  me  udhezimet  qe  dergonte  partia  ( dhe  te  mos  harrojm  se  denimi  i  grupit  te  S.Premtes dhe  mbledhja  e  Hyso Verdhit    e  trazuan  mjaft  situaten  brenda  celules  dhe  besimin  tek  sekretari  i  celules  dhe  vazhdimesia  dihet  .Nga  treshja  dominuese  e drejtimit  te  jetes  ne  Vranisht  spikat  per  fillim  mbarim  lufte  deri  ne  çlirim  vetem  xha  Maman   dhe  siç  thote  Bardhoshi  ishte  koseguent  ne  ate  qe  ka  pasqyruar  ne  jete  .Une  kam  perjetimet  e  mia  nga  takimet   me  Maman  Saliun  kur  ai  jetonte  ne  shtepine  e  tezes  time  ne  Vlore  dhe  kur  mori  vesh  kush  isha  une  reagoi  jo  mire  por  Islam  Harizi  dajua  i  Mamanit  ja  dha  pergjigjen  dhe  beri  edhe  pergjithesimin  e  fshatit  qe  seshte  vendi  per  ta  theksuar  .

-Une  me  xha  Mamanin  jam  takuar  ne  Sarande  ne  shtepine  e  kushuririt  tim  Esat  Breshani  kur  ata  ishin  njeri  komandant  i  kufirit  dhe  tjetri  shef  shtabi  .Edhe  tek  Esati  xha  Mamani  tha  te  njejtat  fjale  si  tek  xha  Islami  kur  une  isha  veç  femij  8-9  vjeç .

-Une  kam  mendimet  e  mia  dhe  perjetimet  e  mia  nga  takimet  me  Maman  Saliun  dhe  luften e  pakuptim  ndaj  familjes  time  e  me  shume  ndaj  femijeve  te  vellazerise sone.Une  them  me  bindje  se  ai  ka  qene me  shume i  nxitur  per  ta  mbeshtetur  ate  lufte  klasore  te  pa  princip  te  ber  kunder  atyre  qe  kan  qen  pjestar  te  ballit  dhe  trashegimtare  te  tyre  .

-Ideologet  e  asaj  lufte  klasore  dhe  tere  ngjarjeve  makabre  qe  ndodhen  ne  Vranisht  jane  dora  e  atyre  perfaqesuesve  komunist  si  gjate  luftes  me  vrasjen  e  Hysni  Totos  ,Rrapo  Metos  ,Murat  Demos  e  mbas  lufte  ne  çlirim  ndaj  Beqir  Metes  e  mjaft  njerezve  te  nderuar  te  fshatit  si  Veip  Qamili  ,Azbi  Lami, Kadri  Guri  e  plot  te  tjere  .Dhe  kjo  lufte  kulmonte  me  ate  historikun  e  pare  te  shkruar  me  gjuhen  e  urrejtjes  dhe  pastaj  me  berjen  e  disa  te  tjerve  me nje  ndarje  plotesim  e  theksim  pa  dal  nga  vija  percaktuese  e  urrejtjes  ndaj “kundershtarve “.

-Dhe  keta  ideator  qe  gjate  luftes  si  ne  Vranisht  ku  ishin  dhe  larg  tij  s’qen  kurre  ne  balle  te  luftes  e  te  drejtimit  ,por  ne  pozitat e  dijes  ,per  gjithçka  ,mirrnin  vendimet  qe  moren  dhe  smenduan  asnjehere  per  Vranishtin  dhe  pasojat  e  vendimeve  te  tyre  .Por  a  ka  patur  ballist  Vranishti?.Po  ka  patur  .Por  kane  kaluar  mbi  70  vjet  dhe  a  ka  pyetur  ndonjeri  drejtperdrejt  se  cili  ka  qen  demi  personal  ndaj nje  personi  osse  fshati  qe  solli  ky  grupim  .Der  tani  veç  llafe  te  pergjithshme   nuk  ka  sgje  konkrete  .

-Por  cilet  kane  qene  personat  e  goditur  gjate  luftes  dhe  pse  duheshin  goditur    çfare  demi  sillnin  praktikisht  fshatit  bashkesis  por  edhe  luftes .

-Pse  duhej  vrare  Hysni  Totua  kur  ai ishte  thjesht  nje  nepunes  ne  sherbim  te  shtetit  dhe  qe  s’kishte    asnje  veprim  keqdashes  ndaj  asnje  Vranjishjoti ,dhe  ai  qe  inicioi  vrasjen  e  tij  me  llafe  grash  te  lagjes  Topana  kur  e  rrethuan  qe  Hysni  Totua  qe  e  shpetoi  nga  arrestimi  .Pse   duhej  vrare  .Dhe  ai  vet  e  dinte  se  hija  e  H.Tatos  ne  Vlore  e  Topana  e  ne  krahine  sipas  Vranishjoteve  te  asaj  kohe  ishte  shume  e  respektuar  dhe  ca  te  verteta  por  jo  te  gjitha  i  pranon  edhe  xha  Mamani  tek  libri  Trokitje  ne  kujtese  .

-Gjate  luftes  partia  komuniste  kishte  nje  vendim  te  padiskutueshem  qe  asnje  bashkpuntor  ose  demtues  te  interesave  te  luftes  nuk  vritej  ose  pushkatohej  pa  vendim  te  qarkorit  .Dhe  tek  trokiste  ne kujtes  Maman  Saliu  e  pranon  se  vendimin  per   vrasje  e  mori  celula    e  Vranishtit  me  I.A dhe  aprovimin  e  Qarkorit  tek  Rrahman  Parllaku  ne   Ramice  e  moren  pas  tre  muajsh  duke  harruar  per  kete  problem  letren  time  e  te  Qemal  Memes  drejtuar  Hysni  Kapos  per  kete  çeshtje  por  qe  tre  pashallaret  e  Vranishtit  tek  shtepia  e  xha  Imerit  moren  vendimin  per  lincimin  tim  dhe  S.Azemi dhe  I.A siç  thote  Bardhoshi  si  mbajten  parasysh  vendimet  e  mbledhjes  ne  shqopet e   bashue  por  vendosen  qe  per  te  kenaqur  egon  e  tyre  te  fillonin  vrasjet  ne  fshat  dhe  e  para  vrasje  qe  ajo  e  Hysni  Totos  .

-Me  vrasjen  e  Hysni  Tatos  tek  ura  e  xhame ,Neim  Xheviti  doli  partizan  dhe  çeta  e Vranishtit  s’kishte  ne  Kuçe  siç shkruhet  tani  ,dhe  shtabi  i  brigades  5 e  komanda  e  vendit  ishin  ne  Ramice  .Vrasja  beri  buje  dhe  ajo  me  kryesorja  shkeli  vendimin e  mare  fshaçe  ne  shqopet e  Bashue  .Ne  te  njejten  kohe  drejtuesit  e  luftes  duke  dale  partizan  N.Xheviti  menduan  se  mos  vellazeria  Matosiue  kalonte  me  ballin  .Dhe  ne  nje  nga  ato  dite  ne  shtepine  e  babait  tim  vin  Shefqet  Peçi  ,Todi  Naçi  ,Izet  Kollarati (dajua  im  )Sazan  Alimi  (djali  i  Halim  Xhelos )dhe  nje  partizane  ,dhe  mbasi  shtrohen   ne  muhabet  Shefqet  Peçi  i  thote  babait  se  ai  vertet  doli  partizan  por  ate  se  vrau  partia  prandaj  ju  skeni  pse  te  kaloni  ne  anen  tjeter  .

-Dhe  Avdi  Smaili  i  pergjigjet  se  une  jam  me  vendimet  e  partise  e  te  mbledhjes  per  mos  vrasjeve  ne  fshat  ,prandaj  ata  le  te  dalin  e  ne  kete  gje  do  e  sqarojme  mbas  lufte .

-Por  ai  se  arriti  mbarimin e  luftes  se  e  vrau  gjermani  dhe  ne  te  medhenj  e  te  vegjel  ishim  te  detyruar  te  shkruanim  ate  qe  sishte  e  vertet  .

-Dhe  xha  Mamani  tek  “trokitje  ne  kujtese  “e  pranon  ate  qe  vendimi  per  vrasjen  e  H.Totos  eshte  marre  ne  Vranisht  dhe  aprovimi  nga  Qarkori  tek  Rraman  Parllaku  ne  Ramice  eshte  marre  pas  tre  muajsh  .Kete  shkelje  te  direktives  te  P.K.SH  se  asnje  bashkpuntor  ose  demtues  te  punes  se  P.K.SH  nuk  mund  te  vritej  pa  vendimin e  qarkorit  .Sipas  mbledhjes  ne shqopet e   bashue .Pse  duhej  vrare  Rrapo  Metua  kur  ai  kish  deklaruar  se  une e  kam  dhene  llafin por  ja une e di se ju do fitoni dhe  ju  lutem  shume  qe  mos  me  telendisni femijet  .Dhe  kur  Vranishti  digjej  flak  e  Nasubea  erdhi  ne  shtepi  neper  sokaket  e  mbushur  me  gjak  dhe  filloi  te  llafosi  çfare  kish  par  u  zhvillua  ky  dialog

-Erdhe  Nasube ?

-Erdha  o  burre  ,por  çme  pane  syte  e  çfare  lemerie  eshte  perjashta  .

-Mire moj  mire  se  une  e  di  çfare  lemerie  eshte  perjashta  por  ti  vra  mendjen  çdo  te  heqesh  mbas  lufte  .

-Dhe  trajtimi  monstruoz  qe  ju  be  familjes  se  Rrapo  Metos  dhe  te  tjereve  jo  vetem  ne  Vranisht  por  kudo  ne  shqiperi  .Dhe  veç  Dilaverit  qe  per  28  vjet  si  gjeti  shpirti  e  kocka  rehat  ,djemte  e  familjes  mbijetuan  me  zotesi  te  tyre  duke  u  bere  njerez  te  shkolluar  e  kuadro  te  nderuara  duke  mbajtur  qendrim  dashamires  ndaj  fshatit  .Lufta  e  klasave  nga  1943-1990  siç  e  trajton  Bardhoshi  i  ka  kater  te  vertetat  brenda  dhe  Bardhoshi  me  shume  korrektesi  dhe  inteligjence  i  ka  pasqyruar  pa  nxitur  ne  asnje  rresht  urrejtjen  .

Sektarizmi  i  celules  komuniste  gjate  luftes  por  edhe  i  organizates  komuniste  ne  Vranisht  ka  qene  nje  vije  e  pranuar  dhe  zbatuar  pa  asnje  ndjenje  pergjegjesie  .Celula  komuniste  I  dha  atribute  vetes  te  merte  vendime  se   kush  duhej  vrare  dhe  kush  duhej  te  jetonte  dhe  kjo  ishte  nje  rruge  vazhdimesie  nga  organizata  e  partise  ne  fshat  .Ne  Brataj  u  vrane  nga  I  njejti  mitraloz  30  vete  dhe  deshmore  u  bene  vetem  disa  te  nenes   e  te  babes  ndersa  te  tjeret  vazhdojne  te  quhen  viktima  dhe  vazhdojne  te  neperkemben nga  gjendja  sot  ,a  ka  me  sektarizem  ,me  mizor  se  ky  diferencim  qe  tani  dhe  ne  vazhdim  po  qe  se  nuk  korigjohet  dhe  eshte  nje  turp  per  forumet  drejtuese  te  fshatit  dhe  organizatat e  ndryshme  .

-Une  dhe  ma  merr  mendja  dhe  shume  te  tjere  e  falenderoj  Bardhoshin  per  kete  pasqyrim  dhe  do  te  desha  qe  libra  te  tjere  kushtuar  jetes  politike  -ekonomike  e  shoqerore   te  Vranishtit  tone  te  botohen  ne  vazhdimesi  mbasi  do  plotesojne  ter  tabllon  e  gjithe  ketyre  viteve   .une  duke  lexuar  librin  ,historiku  i  fshatit  por  edhe  mjaft  libra  te  tjere  te  bashkfshatareve  e  bashkohesve  desha  te  nenvizoj  se  ashtu  si  edhe  i  kam  derguar  mendimet  e  mia  tek  komisioni  i  historikut  se  megjithese  kane  kaluar  73  vjet  nga  masakra  e  Vranishtit  dhe  çlirimi  i  vendit  dhe  dua    te  theksoj  se  lufta  e  klasave  ne  Vranisht  ka  qene  jashtzakonisht e  eger  dhe  monstruoze  dhe  filli  i  kuq  qe  e  ka  pershkuar  kete  lufte  e  qe  akoma  ekziston  eshte  sektarizem  komunist  .

-Une  do  shtroja  pyetjen  ore  kjo  histori  lufte  ,kjo  lufte  klase    ,vrasja e  gjermaneve  ne  ndarza  a  sdo  ishte  mire  qe  te  ishte  ber  nje  analize  qe  a  ja  vlejti  qe  Vranishti  u  masakrua  .

-A  nuk  do  ishte  mire  qe  te  ishin  mare  pergjegjesite  pse  ndodhen  gjithe  keto  dhe  me  çte  drejte  I.A  dhe  te  tjeret  u  beri  shkak  qe  mbi  100  femije  ne  Vranisht  u  rriten  jetime  nga  nena  ose  nga  baba  dhe  çfare  fuqie  kishte  kjo  cellule  qe  merrte  vendime  te  tilla  duke  demtuar  fshatin  e  persona  te  ndryshem  bashkfshatar  .

-Drejtuesit  e  luftes  dhe  te  jetes  ne  Vranisht  jane  larguar  nga  kjo  bote  ,por  une  mendoj  se  nje  analize  e  tille  seshte  vone  per  tu  bere  edhe  tani  ,dhe  kjo  per  te  verteten  dhe  jo  per  te  renduar  e  baltosur  askend  , dhe  te  pakten per  te  na  kerkuar  ndjese   ne  jetimeve  per  pasojat e  veprimeve  te  papergjegjshme  qe  moren  drejtuesit  e  celules  ne  Vranisht .Nje  veprim  i  tille  po  te  ishte  bere  do  te  kishte  brenda  edhe  njerezoren edhe  marjen e  pergjegjesive .

 

Myfit  Memaj  Patos    1  gusht  2017

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit