Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Luani dhe majmunia

Luani dhe majmunia

Një ditë,pranë një grupi luanësh që po hanin dhe luanin,ra nga pema një majmune e vogël e sëmur.Të gjiithë luanët e vunë në mes,dhe po grindeshin kush do ta hante.
Luani më i madh i gruppi duke parë skenën nga larg,vendosi të afrohej,te kuptonte më mirë se çfarë po ndodhte.Kur pa majmunen të trembur,atëherë i largi të gjithë,e mori në duart e tij të fuqishëm dhe me autoritet ju tha:
- “Tani që jam unë këtu,shpërndahuni në fushën e hapur,se për këtë vogëlushe do të mendoj vetë”.
Dhe filloi ta ledhatonte,majmunen e vogël ne dashuri prindërore.
- “Tani vogëlushja ime ,s’duhet të kesh frikë se je në duar të sigurta dhe s’të prek askush”.
Duke i thënë keto fjalë,e hipi në shpinë e mbështeti mirë pas qafe për mos të rënë dhe duke lënë mbas fushun me gjelbërim,pemë,shkoi në guvën e tij ku jetonte,poshtë një shkëmbi.Hyri, e mbështeti majmunen,mbi një lëkurë të tharë të shtrirë përtokë.Vogëlushja,nga frika,po qante në heshtje ,dhe nga uria vuri gishtin ne gojë,ku e thithte sì llullë.Luani zemër mirë,e mbuloi menjëherë me një lëkurë tjetër,dhe po mundohej ta qetësonte që ta zinte gjumi.
Kur i zgjua,i dha për të ngrënë,dhe e lēpinte me gjuhën e madhe.
Çdo ditë e hipte mbi zverk,e mësonte të ecte dhe si të ruhej nga rreziqet.
Kështu, me kohë,majmunia po përmirësohej dhe nga dita në ditë,dashuria për mbretin e luanëve,po i shtohej me shumë.
Kalonin ditët së bashku,shëtisnin nga ju pëlqente dhe në para muzg ktheheshin po në guvë.
Shpesh majmunia dëshironte të luante me krifet e luanit,duke ja shpupuritur me duar.
Dhe luani i madh,e donte pa masë,sa bënte gjithçka vetëm e vetëm ta shihte të lumtur.
Një mesnate dimri,luani i thyer në moshë,s’po ndihej mirë?!Kishte dhimje në gjoks,dhe i mbahej fryma.
I shqetsuar për majmunen,më shumë sesa për vete,se kishte ende nevojë për ndihmë,deri sa të bëhej e madhe.Për këtë arsye,po rrinte ulur në fund të guvës,dhe po mendonte me sytë e trishtuar.
Majmunia e vogël,duke e parë kështu luanin ,ju afrua i fshiu lotët dhe i tha:
- “Luan i dashur ,babai im i mirë,s’të kam parë asnjëherë siç po të shoh tani,çfarë ke?”
- “Luani, duke dëgjuar fjalët baba që se priste,u mallëngjye:
- “Bija ime, unë po qaj për ty,nga kënaqsi,që rritesh,dhe po kupton më shumë.Tani, vogëlushja ime,ngjitu ne shpinë,do të çoj në një vënd të mrekullushëm,ku e di vetëm unë.Mos u tremb nga errësira,do të nisemi menjëherë, se s’ kemi kohë për të humbur.”
Kështu ecën,bënë rrugë e rrugë të gjatë,kaluan fusha,pyje,kodra,dhe pa zbardhur agimi dolën pranë bregut të një lumi, që vërshonte vrullshëm,ku në shtratin e tij derdheshin edhe ujëvara,dhe katarakte zhurmuse.
Luani i pafuqishëm,u shtri për tokë dhe i tha majmunes,me zë të vobektë:
.- “Bija ime,këtu do te ndahemi ,unë do të kthehem nga erdha,kurse ti do të shkosh në pyll.Ai sheh ato pemet e lartë atje në fund?Po atje ,jeton mamaja jote, me majmunët e tjerë.Tani duhet të zbresësh të pershendetemi, dhe do țë vraposh pa nderuar sa të arrish atje.Mamaja jote do të ndihet e lumtur,kur të shikoj që jeton dhe je mirë.Me krahët e sajë do të pushtoj fortë,në gjoksin e ngrohtë.Zbrit poshtë,vrapo ,kështu mund të shoh…..sa jam në kohë.”
Por majmunia e vogël e trishtuar,s’ donte të largohej nga luani. E kapur pas krifefe
qante me dënesë dhe s’donte të lëvizte.Luani, po insistonte ta larginte sa më shpejtë.Se donin ,o s’donin,do të ndaheshin me forcë.
Me lotë që i rridhnin si ujë i kristaltë,dhe i bashkoheshin para se ti pikonin në tokë,majmunia ju bind,zbriti ,u mbështet te gjoksi i luanit .Luani,i mori dorën e vogël ja puthi duke i thenë:
- “E dashur bijë,më shiko në sy,po më do me të vërtet,largohu që këtu.Unë jam plak,jam i sëmur do të vij një ditë që do të ngordh,dhe s’dua të trembesh,dhe të bëj të vuash.”.
Me qepallat që po i rëndonin,po i mbylleshin me forcë,ai po sforcohej duke u bënë shenjë me kokë,të merrte drejtimin nga i tha.
Majmunia e vogēl që po i shikonte çdo lëvizte të fytyrën me imtësi,e pa kur mbylli sytë e venitur.
- Shtangu,po priste në heshtje.Pasi e kuptoj,që luani s’mund ti përgjgjej i ledhatonte,kokën,fytyrën,filloi të fliste.
- “I dashur bana ,si mund të jetoj unë,pa të pasur pranë?Ti ishe i vetmi që më deshe shumë,dhe unë,s’do të ndahem kurrë nga ti”.
Pas një nate të zymtë,të dhimbshme,që i dha lamtumirën e fundit luanit plak,zemër mirë,mbretit të luanëve,majmunia e vogël,u ngritë u futë në lum,pasi piu një gëllëjkë ujë,doli u shtri mu pranë tij, për mos tu ngritur kurrë.

Fotografia e Eleni Bircaj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :