Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei: Kam thënë që nga dita e parë, mos i beso Amerikës

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei: Kam thënë që nga dita e parë, mos i beso Amerikës

Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem I Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, iu është drejtuar në mënyre direkte presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump duke iu thënë “ ke bërë një gabim” me vendimin për të dalë nga marrëveshja ndër shtetërore për armët bërthamore.

Khamenei ka thënë “Kam thënë që nga dita e parë: mos I beso Amerikës”

AI ka sugjeruar shtetin e tij që të marrë garanci nga fuqitë evropiane para se ë vazhdojë me çështjet rreth marrëveshjes.

Marrëveshja e vitit 2015 frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve të OKB, SHBA dhe BE.

Ajo ishte nënshkruar nga ish presidentit i SHBA-së Barack Obama mes Iranit dhe pesë shteteve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara: SHBA-të, Britanisë, Francës, Kinës dhe Gjermanisë.

Por Trump duke kundërshtuar marrëveshjen tha se ajo “në thelb ishte e mangët” dhe tha se SHBA tërhiqet duke vënë sanksione ekonomike për Iranin, raporton BBC

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :