Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Lëvizja e popujve në histori

Lëvizja e popujve në histori

Dr. Sulejman Muça

 

eeee

Lëvizja e popujve ka qenë një fenomen qysh në agim të njerëzimit. Historia e ka ndërtuar globin tokësor me shtete të përbëra nga popullsi që u përkasin jo vetëm atij kontinenti, por edhe kontinenteve të tjerë. Askush nuk dyshon sot se të ashtuquajturit indianë  të    Amerikës janë banorë të Azisë, sikurse edhe eskimezët e Groenlandës së ftohtë, dhe të mendosh se në kushtet kur oqeanet e ngrirë e të egërsuar kanë qenë tmerri i njerëzimit. Disiplinimi i lëvizjeve  masive, i zhvendosjes së trungjeve autoktone ka lidhje  me krijimin e shteteve  në mesjetën e vonët. Shtrirja e perandorive kolosale, egjiptiane, babilonase, persiane, e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, perandorisë romake, perandorisë turke dhe së fundi perandorisë napoliane, bën të mundur, që edhe në kohëra moderne të lëvizin etni  të mëdha në drejtime ngandonjëherë të habitshme.

Me perandoritë e fundit mesjetare, është e lidhur padyshim, lëvizja më e madhe e popullsisë së trojeve  shqiptare. Të shpjegueshme janë sot fshatrat shqiptare në Kaukazin e largët, në Ukrainë, masa milionëshe e arvanitasve në periferi të Athinës e Peloponez, (siç do tregojmë më hollësisht në faqet e këtij libri), sikundër janë të njohur derivatet arvanitase, ato të quajtura tanimë arbëreshë të Italisë së Jugut. Në këtë kuadër, lëvizjet e fundit  të shqiptarëve drejt Greqisë, apo Italisë fqinje nuk janë ndonjë fenomen i ri. E re në këtë ngjarje dramatike janë përmasat,(po të kemi parasysh një shtet tre milionësh ).kushtet e dhunës, dhe trysnitë politike të ushtruar  mbi ta, dhe ajo që ka objekt  këtë libër është dëshira e mirë për t’u lënë brezave të ardhshëm një histori vizive të shkruar, dhe jo legjenda të mbytura  nga mjegulla e kohërave.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :