Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Kujdes! Ky ushqim shkakton kancer

Shkaku-i-kanceritGjatë viteve të fundit është rritur  numri i personave të cilët janë prekur nga kanceri. Organizata Botërore e shëndetësisë është ajo që ka vënë më herët alarmin për këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Një prej shkaktarëve kryesorë të shkaktimit të kancerit në trupin e njeriut është edhenjë  ushqimtë cilin ne e konsumojmë çdo ditë dhe  e kemi të pranishëm gjithmonë  në kuzhinën tone, ky produkt ka aftësi për të shumuar qelizat e kancerit.

Ky produkt është sheqeri dhe zbulimi fillestar është bërë që në vitin 1920 nga Dr. Otto Warburg , i cili fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti këtë teori.

Warburg besonte se kur trupi furnizohej me sheqer artificial, prodhonte kimikate të ndryshme që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.

Me sa duket teoria është zhvilluar edhe më tepër kohët e fundit.

Trupi i njeriut prodhon çdo ditë miliona qeliza anormale të prirura për t’u zhvilluar në kancerogjene, por gjithashtu është vetë trupi që i eliminon këto qeliza. Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF që të vrasin qelizat kanceroze.

Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtpërdrejtë nga sheqeri i cili i ushqen këto qeliza.

Nëse ju prisni sheqerin nga dieta juaj, do t’i prisni ushqimin qelizave kaceroze. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese  dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu .

 

M.C/Politologjia

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :