Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

KS në OKB-së, miraton rezolutën për armëpushim në Siri

Sot, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30 ditor në Siri për të lejuar ndihmat humanitare.

Një valë tjetër sulmesh ajrore goditi rebelët sirianë në lindje të Gutas të shtunën, duke vrarë të paktën 24 persona. Sipas një grupi vëzhguesish në Britani numri i viktimave të kësaj jave ka shkuar në më shumë se 500, përfshi më shumë se 120 fëmijë, raporton VOA.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe dëshmitarët thane se fushata e bombardimeve nga qeveria siriane dhe Rusia ishte e pandërprerë saqë ekipet e shpëtimit nuk kanë patur mundësi të numërojnë viktimat.

“Ndoshta ka shumë më tepër”, tha Siraj Mahmoud, një zëdhënës i mbrojtjes civile. “Ne nuk ishim në gjendje të numëronim martirët dje apo një ditë më pare pasi avionët luftarakë mbuluan qiellin”

Grupi monitorues tha se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ajrore të luftës shtatë vjeçare që goditi Douma, Hammouriyeh dhe disa qytete të tjera.

Nuk pati komente të menjëhershme nga qeveria siriane. Por qeveria dhe Rusia kanë thënë më parë se janë në ndjekje të militantëve në përpjekje për të ndaluar sulmet me mortaja në kryeqytet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit