Data : 19 06 2018
KryeTitujt :

Kryeministri Rama: Toleranca fetare, brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar

 

Zhvillohen për herë të parë në Tiranë, Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të Aqaba Meeting, e cila është pritur nga kryeministri Rama. Në të marrin pjesë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.

Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, janë një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, e për herë të parë organizohen jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.

“Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar”, theksoj Rama gjatë fjalës së tij.

Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në vend të tij në Shqipëri ka mbërritur Princi i Jordanisë, i cili theksoi se “Problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim”.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj theksoi se nuk bëhet fjalë për persona që janë pjesë e islamit, por për terroristë. Ai theksoi se si në Kosovë edhe në Shqipëri ka pasur financime të personave nga terroristët.

“Historia jonë dhe harmonia jonë na ndihmon në këtë rrugë. Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamik, por janë terroristë. Ata e akuzojnë rrjetin islamik dhe fatkeqësisht kanë financuar dhe kanë disa nga njerëzit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të terrorizmit. Si vend i vogël ne kemi pasur disa qytetarë që janë drejtuar në luftën. Në Siri ka akoma kosovarë dhe fëmijë. Ka një proces hetimi në Kosovë dhe 35 janë vënë në pranga

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :