Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Kryeministri Rama: Koha të bashkohemi në një fanellë kuqezi

Kryeministri Rama: Koha të bashkohemi në një fanellë kuqezi

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje edhe njëherë opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor evropian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

Ai në konferencën e përbashkët me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha se Shqipëria i ka bollë nëpër Evropë ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota, andaj nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm.

“Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor evropian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gënjeshtra dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike, por ta lënë mënjanë këtë. E ftoj Bashën që të bëjë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë. Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, por kanë fituar të gjithë shqiptarët”, tha Rama

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :