Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Kryeministri Rama: Besoni tek platforma, ka pasur 10 mijë adresime

Në një dalje shtypi, Edi Rama tha se janë 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara pas adresimeve të qytetarëve në platformën e “Bashkëqeverisjes me qytetarët”, por për kreun e qeverisë dhe kjo shifër është pak. Ai bëri të ditur se në këtë platformë ka pasur 10 mijë adresime.

“Sot kemi 10 mijë raste të adresuara në platformë, por janë afro 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara që nga ndjekja penale deri te paralajmërimi për largim nga puna për vonesa në trajtimin e problemeve të qytetarëve. është një numër ende shumë i vogël. Do të kemi një marrëdhënie ku do të jetë qytetari ai që do të imponohet me forcën e ligjit dhe administrata ajo që do të përgjigjet në bazë të ligjit, për të adresuar çdo problem që duhet të adresojë dhe ka detyrë të zgjidhi në raport me qytetarin”, tha Rama.

Ai tha se çdo punonjës i administratës në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar. “Çdo punonjës që është në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën e tij në funksion të zgjidhjes së problemit. Çdo javë një aktivitete si ky në funksion të sensibilizimit, informimit dhe shpjegimeve të nevojshme me raste konkrete të përmbajtjes së punës sonë dhe rezultateve që duhet të inkurajojmë dhe të tjerët që nuk kanë arsye të presin duke kërkuar majtas-djathtas në rrugët e vjetra të zgjidhjeve po të konsumojnë tre minuta për tu drejtuar në platformë”, tha më tej Rama, duke theksuar se besimi i qytetarëve është kryesori për administratën

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :