Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Kryeministri Haradinaj do përfaqësojë Kosovën në Samitin e Sofjes

Kryeministri Haradinaj do përfaqësojë Kosovën në Samitin e Sofjes

Ramush Haradinaj

Në 17 maj në Sofje, pritet të mbahet  Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor .

Përkundër kundërshtimeve nga disa vende anëtare që Kosova të mos marrë pjesë në këtë Samit, përfaqësues të vendit tonë do të jenë prezent.

Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se vendi ynë do të përfaqësohet nga Haradinaj.

“Po kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë shkurt Arifi.

Ndryshe, qysh nga caktimi i datës për mbajtjen e Samitit, Spanja ka njoftuar se nuk dëshiron që të jetë në të njëjtën tryezë me përfaqësues nga Prishtina.

Po ashtu, mediat serbe kanë raportuar se një qëndrim i ngjashëm pritet të dëgjohet edhe nga disa vende tjera anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si Rumania dhe Qipro.

Ndërkohë zyrtarë bullgarë aktualisht po përpiqen të bindin të gjitë anëtarët që të mos e prekin çështjen e statusit të Kosovës dhe të kërkojnë formulën e duhur

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :