Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Kryemadhi: Projekti vjedh pronën e shqiptarëve

071ad48ab4c01f292b4211f7505d2018_XL

 

 

 

 

 

Protestës së banorëve të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe ditën e sotme i është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhit. Kryemadhi u shpreh se projekti i vjedh paratë shqiptarëve, ndërsa i bëri thirrje publike Edi Ramës që kompanitë mos i afrohen banesave të qytetarëve sepse nuk do të tolerohen.

Kryemadhi: Projekti është një projekt që vjedh pronën e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha tregon që është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe kriminal. Edi Rama ka dy standarde, standartin për klientët e vetë që i mbushin xhepat dhe  i përdor për të pastruar paratë dhe standardin e fukarenjve që i nxjerr jashtë.

Ky njeri duhet ta kuptojë se shqiptarët e toleruan me votën. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agruan Duka etj e toleruan me votë dhe me fjalimet e tij. Po i bëj thirrje atij, Afrim Qendros dhe tre kompanive që janë të lidhura me krimin. Mos guxojnë ti afrohen banesave të qytetarëve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :