Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Kosovë, 5 zyrtarë policie abuzuan me një person të komunitetit LGBT

Kosovë, 5 zyrtarë policie u pezulluan nga puna pasi abuzuan me një person të komunitetit LGBT, nisin hetimet paraprake pas publikimit të një videoje nëpër portale.
Po hetohet për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

6AF9B4F6-C6F2-4CDF-9327-53AA09E82E2A_w800_h450

Policia e kosovës kishte ndaluar 2 persona që kishin pasur mosmarrveshje e cila kishte përfunduar në kanosje me thikë, të dy rrëfyen ngjarjen ne rajonin e policisë, njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e plagosur me thikë. Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :