Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Llalla duhet ti nënshtrohet vetingut

 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet prej pak kohesh në Turqi. Prokura e lëshuar për avokatin që e përfaqëson para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është nënshkruar nga Llalla në Turqi, mban datën 28 Maj. Ndërkohë që ligjërimi i saj është bërë përmes vulës apustile nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Në seancën e dytë ndaj ish-kreut të akuzës pas dorëheqjes, Komisionerit Publik Florian Ballhysa, argumentoi se Llalla duhet ti nënshtrohet vetingut.

 

Komisioneri theksoi se pas largimit nga detyra e kryeprokurorit, sipas ligjit Adriatik Llalla merr automatikisht statusin e magjistratit e për pasojë duhet të kalojë vettingun. Mosdorëzimi i dorëheqjes para Këshillit të lartë të Drejtësisë, në kushtet kur Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, nuk janë ngritur, është argumenti që duhet të shtyjë trupën gjykuese të rikthejë çështjen për vetting.

Por Përkundër pretendimeve të Komisionerit Publik, avokati Sokol Hazizaj, theksoi se dorëheqjen Adriatik Llalla e ka kryer para Presidentit të Republikës, i cili njëherësh drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas tij akti i dorëheqjes është i sanksionuar në Kushtetutë si e drejtë ligjore dhe askush nuk mund ta zhbëjë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :