Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

KINTERVISTA/ Flet Presidenti i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, Genti Gjonaj”

 

 

-Vlerat e panaireve janë pasi përballin lexuesin me librin

bota

Albert Z. ZHOLI

Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, është një nga shtëpitë më të vjetra postkomuniste, pasi tani po mbush plot 26 vjet.  Ajo tashmë në arkivin e saj ka mbi 400 tituj nga shkrimtarë nga të gjitha vendet e botës. Në këtë shtëpi botuese janë botuar si vepra klasike po aq dhe moderne. Hygo, Balzak, Nikolai Sparks, Musso, Elif Shafaku, janë ndër emrat më të përkthyer të letërsisë botërore klasike dhe moderne. Në këtë bisedë, Presidenti Gjonaj, tregon për problemet e librit, shpërndarjen, ekzistencën dhe rolin e kritikës dhe konkurrencën mes tyre por dhe rëndësinë e panaireve të ndryshme që hapen për librin…

Kur dhe si filloi ideomi dhe hapja e Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”?

Në vitin 1991, im atë regjisori Kujtim Gjonaj, xhiroi një film dokumentar ku takoi shumë miq të tij, Nga këto kontakte duke parë se në Shqipëri nuk kishte revista prestigjioze dhe ende gazetaria e pavarur nuk kishte marrë formë të plotë vendosën të hapin një revistë kulturore mbarëshqiptare me emrin, simbolik, sinjifikativ, që dhe sot tingëllon bukur. “Bota Shqiptare”. Kjo revistë pari një jetëgjatësi rreth 2,5 vjet  dhe me ndalimin  e botimit të revistës më 1994, me mirëkuptimin e bashkëpunëtorëve shqiptarë të Zvicrës, ne  menduam të hapim shtëpinë botuese “Bota shqiptare”. Me daljen e numrit të parë të revistës në maj të vitit 1992 zë fill dhe ideomi i Shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, pra në fillim si revistë dhe më vonë si Shtëpi botuese.

 

Sa libra ka në arkivin e vet  kjo shtëpi botuese?

“Bota Shqiptare” ka në arkivin e vet rreh 400 tituj libra të të gjitha gjinive ku mbizotëron romani, kryesisht romane të autorëve të mëdhenj të huaj. Në këto botime ka letërsi botërore klasike, por edhe moderne  por ka dhe shumë autorë shqiptarë të spikatur si Moikom Zeqo, Sulejman Mato, Albert Zholi, Agim Shehu, Leonard Veizi etj. Përparësi  e “Bota Shqiptare” është botimi në shqip e letërsisë më të mirë momentale botërore dhe letërsisë më të mirë klasike botërore. Në këtë drejtim ne kemi prurë tek lexuesi shqiptarë autorë botërorë të mëdhenj klasik si Hygo, Balzak, dhe autorë të tjerë të këtij kalibri. Por ne duke ndjekur zhvillimet e letërsisë, kemi sjellë tek lexuesi shumë autorë modern që janë përkthyer kudo në botë  dhe që janë mirëpritur nga lexuesi shqiptar. Në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë dhe femrat shqiptare janë lexues të rregullt të autorëve modern si Nikolai Sparks, i cili ka një rrëfim të veçantë. Thuajse ne e kemi botuar të gjithë kolanën e botimeve të tij me 17 tituj dhe kemi ekslkuzivitetin e botimeve të tij, pasi shumë romane të tij janë bërë filma nga Hollivudi ku kanë luajtur Riçard Giir, Xhulia Roberts dhe aktorë të tjerë të mëdhenj të  kinematografisë botërore. Përveç tij kemi sjellë nga Europa një autor të pëlqyer dhe tepër rinor si Musso, që është një autor shumë i pëlqyer në Francë i cili ka n jë letërsi bashkëkohore të karakterit psiko-analitik. Një autor i ri ku ne kemi sjellë 6 tituj në tregun e librit shqiptar, romane të cilat janë vlerësuar  shumë nga lexuesi i ri shqiptar. Në mënyrë të veçantë do të thosha  se është mirëpritur kaq mirë nga lexuesi edhe një autore turke  (që siç thotë Pamuk është një nga shkrimtaret më të mira gra në Turqi) Elif Shafaku. Kjo shkrimtare  ka një potencial të madh historiko kulturor, që mbart në veprat e saj vlera të thella të mendimit përparimtar turk.  Në një vepër  të saj shumë të lexuar “Bastardja e Stambollit” ajo përcjell konfliktin e madh turko-armen dhe si përzihen  fatet e njerëzve që mbartin mbi vete historinë dhe tragjedinë e këtij konflikti. Aktualisht Shafak është një shkrimtare potenciale në Turqi me një kulturë të konsoliduar një autore që e shikon me kritizicëm, regjimin e sotëm turk. Pra autore që del nga kornizat dhe arktike e politikave që  bien ndesh me interesat e popullit ët saj.

 

A e mbani mend se kush ishin librat e parë që dolën nga “Bota Shqiptare”?

Fillimisht dua te them se ne nxorëm në treg “Princi i lumtur “ i Oscar Ëilde  dhe dy novelat  më të bukrua të shkrimtarit të madh rus Dostojevskit.  Por edhe një libër shumë i bukur i shkrimtarit të madh rus Tolstoit, pikërisht “Kujtimet e Tolstoit”,  dhe pastaj nga dita në ditë ne e rritëm numrin e botimeve deh sot radhitemi ndër Shtëpitë Botuese me më shumë botime. Gjithmonë tenda jonë ka qenë dhe mbetet të sjellim tek lexuesi shkrimtarët më të mirë në botë, apo përkthimet që janë më të njohura në botën e librit. Lexuesi jonë gjithmonë ka qenë dhe mbetet shumë i interesuar për këto botime.

Cilat janë problemet kryesore që kalon Shtëpia juaj botuese, por edhe shtëpitë botuese në përgjithësi?

Unë do flas për çka shqetësime kemi ne. Një ndër problemet kryesore është mos ndërthurja ën mënyrë harmonike, në sinkron arti me marketingun. Sot kërkesë e çdo shtëpi botuese është të sjell tek lexuesi, romanin, librin me poezi, librin me tregime më të mirë në botë, por ndërkohë këto lloj veprash janë për një lloj lexuesi elitar, ndërkohë që shtëpisë botuese i duhet të mbijetojë, dhe duhet patjetër që të nxjerrë në tregun  e librit libra komercialë, libra që kanë situata, libra rozë, libra me tematika të kohës që sjellin konflikte, dashuri, etj.. Pra në disa raste neve duhet të botojmë ato libra që kanë më shumë kërkesa duke kenë mënjanë lexuesin elitar, pasi duhet të  përshtatemi me kërkesat e e lexuesit të shumë për mbijetesë. Pra ende nuk po gjendet ende ekuilibri art-marekting, që është domosdoshmëri për çdo botues. Duhet parë gjithë tregu botëror që të bësh ofrosh tek lexuesi çka ecën, shitet, kërkohet nga të gjitha kategoritë e lexuesve. Por problemi më i madh është marketingu në shpërndarje. Pra nuk ka shumë ndërmarrje distribucioni për shpërndarjen e librit.  Këto ndërmarrje nuk shikojnë atë që çdo libër duhet të shkojë tek lexuesi nga jugu në veri, por shikojnë anën e tyre komerciale, marrin prej nesh ato libra që ato mendojnë se shiten dhe jo të gjithë librat që ne botojmë. Pra ata shikojnë  më shumë fitimet e tyre, duke kenë mënjanë kërkesat tona. Sot në Shqiëpri ka 3-5 ndërmarrje distribucioni libri ku secila ka politikat e veta të shpërndarjes së librit. Një nga këto ndërmarrje serioze  që ka nj specifik shpërndarjeje dhe korrekte është Distributori “Adrion”. Por edhe të tjerat janë po kaq serioze, por janë shumë pak dhe shohin më shumë marketingun individual se sa bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha botimet e Shtëpive botuese.

 

Pra mendimi juaj është se ndërmarrjet e distribucionit duhet të marin të gjitha botimet tuaja?

Sigurisht! Kjo sepse çdo botim çdo libër ka rëndësinë e tij dhe patjetër që duhet të çohet tek lexuesi pa asnjë dallim. Pastaj është lexuesi ai që bën diferencimet, është lexuesi ai që vendos se kë libër duhet të blejë. Lexuesi është i ndryshëm, dikush do poezinë, dikush do romanin, dikush do tregimin, dikush do monografinë, etj…Por kjo mungon tek ne, pra jo çdo libër shkon tek lexuesi.

 

Po panairet çfarë roli luajnë tek lexuesi?

-           Panairet e librit jo të gjitha kanë ndihmesë të madhe tek të ardhurat edhe fitimet e Shtëpive botuese, pasi ka botues që nuk marrin pjesë, por panairet kanë një të mirë: Në panair ti përplasesh me lexuesin e vërtetë. Me lexuesin e kultivuar. Ne themi shpesh herë se ka pak lexues, por për hir të së vërtetës dua të them se lexues ka, por mundësitë financiare të lexuesit nuk janë aq të mëdha se kërkesa e tyre. Nga ana tjetër rrjetet sociale, elektronika dhe medieve onilne e kanë dëmtuar përballjen e lexuesit me librin. Por ka një pjesë lexuesish  që janë fanatikë, besnik fanatikë të librit. Personalisht në këto panaire sidomos i Tiranës, kam parë shumë lexues besnikë, të dashuruar me librin, që kursejnë një vit për të ardhur me dëshirë më panair për të marrë librin që ka menduar. Pra tek panairet në radhë të parë shihet përballja e lexuesit me librin. Kjo është detyra dhe qëllimi kryesor. Sigurisht që ne shikojmë dhe anën ekonomike, pasi fitohet më shumë nga përditshmëria, por jo aq sa mendohet. Por ne realizojmë qëllimin dhe detyrën tonë, e sjellim përballë lexuesin, librin dhe bëjmë diferencimet.

-Sot thuhet se ka shumë apo lumë botimesh. A ndikon kjo  në cilësinë e libit, në cilësinë artistike të botimeve? A duhen lejuar të gjitha botimet?

Unë mendoj se duhet të ketë ca kritere, duhet të ketë disa rregull loje. Ekonomia e tregut tek ne është keqintpretuar. P.sh për të fituar shitet brenda një dyqani buke dhe sende apo gjëra të tjera që nuk lidhen me prodhimet e brumit. Kjo nuk ka sens.  Pra ky problem ndodh edhe tek shtëpitë botuese. Me keqardhje them që ndodhin dhe botime jo cilësore. Aktualisht shtëpi botuese me staf profesionistë dhe me përzgjedhje kritikash ka pak, mund të jenë 10-15 që kanë një ekip të kompletuar për botime cilësore. Por ka dhe shtypshkronja që shtypin dhe luajnë rolin dhe të shtëpisë botuese. Pra marrin një ISBN dhe botojnë çdo autor që troket në derë, pa redaktim, pa korrektim etj…Pra ka botime skandaloze pa asnjë kritikë por dhe pa asnjë korrektim. Këto janë të pafalshme. Pra kjo është një letërsi e pakontrolluar se ka gabime të shumta në ndërtimin e fjalisë pa diskutuar pastaj për gabime ortografike por frazeologjike dhe redaktim profesional. Por sërish mendoj se nuk duhet të ndalohen botimet, nuk duhet një censurë e egër, pasi censura më e mirë për librin është tregu, ballafaqimi me të.

 

Po përkthimet a janë profesionale?

Besoj se po, pasi shtëpitë botuese marrin profesionistët më të mirë pasi bëhet fjalë për përkthimin e autorëve më të mirë botërorë. Këtu spekulimet janë thuajse të papërfillshme.  Nga përkthyesit mund të përmend Xhevat Lloshin, Jorgji Doksani, Nonda Varfi, etj. Ne me përkthimet jemi munduar të sjellim sa më pastër, sa më bukur letërsinë e huaj në gjuhën tonë të bukur shqipe.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit