Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Kina presion Amerikës: Asnjë marrëveshje tregtare apo biznesi nëse Trump kërcënon importet nga Kina

Kina paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara se “nuk do të hyjë në fuqi” asnjë marrëveshje tregtare apo biznesi mes dy vendeve nëse Presidenti Trump kërcënon se do të vërë tarifa apo masa të tjera që ndikojnë tek produktet që importon Amerika nga Kina.

Kina e bëri paralajmërimin pas raundit të bisedimeve që zhvilluan në Pekin Sekretari amerikan i Tregtisë dhe Zëvendës Kryeministri kinez Liu He me synimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare, ku Pekini u zotua të ngushtojë disbalancën tregtare.

Sekretari Ross tha në hapje të bisedimeve se kishte diskutuar me zyrtarin kinez produkte specifike amerikane që mund të blente Kina, por bisedimet nuk rezultuan në deklaratë të përbashkët. Asnjëra palë nuk ka nxjerrë hollësi.

Presidenti Trump ka kërcënuar se do të rrisë tarifat mbi importe kineze me vlerë deri në 150 miliardë dollarë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :