Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Kim Jong Un befason: Ora e Koresë së Veriut e njëjtë me atë të Jugut

 

Në vijim të përpjekjeve për shkrirjen e akujve, Koreja e Veriut ka ndryshuar orën duke e përshtatur me atë të Jugut fqinj.

Ndryshimi, që e çon kohën gjysmë ore para, vjen pas samitit të 27 prillit mes liderëve të dy vendeve. Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyn në fuqi të shtunën.

Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se stafi i tij e ka caktuar datën dhe vendin e takimit me Kim Jong Un, por nuk dha detaje.

Deri tani vendet më të përfolura për takimin e shumëpritur janë Zona e Çmilitarizuar, Korea e Jugut dhe Singapori

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :