Data : 18 09 2018
KryeTitujt :

Këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi: Raporti i “Albanian Freedom House”, doza kolumbiane

Këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi: Raporti i “Albanian Freedom House”, doza kolumbiane

Emiljano Aleksi

Pas raportit te Freedom House, qe mes te tjerash nenvizon se “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill”, keshilltari i Presidentit Ilir Meta, Emiljano Aleksi, ne nje postim ne rrjetet sociale thote: “Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës”.

 

Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë.

Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

 

Image

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :