Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Këshilli Bashkiak i Kukësit: Jo dhunës, por 5 kushtet për Ramën

Këshilli Bashkiak i Kukësit: Jo dhunës, por 5 kushtet  për Ramën

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu

Këshilli Bashkiak i Kukësit përmes një deklarate për mediat distancohet nga dhuna dje në protestën në Rrugën e Kombit, ndërsa ka 5 kushte per qeverinë Rama.

Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe çdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :