Kërcënon Irani: Do vazhdojmë me programin atomik

Marrëveshja e Vjenës synon të pengojë që Irani të zhvillojë armë atomike. Deri tani me sa duket Irani i është përmbajtur kësaj. Kurse tani Irani kërcënon se do ta rinisë pasurimin e uraniumit.
Irani nuk ka dëshirë që të zhvillojë negociata të reja për marrëveshjen ndërkombëtare atomike. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohhamad Javad Zarif tha në një video të publikuar në YouTube dhe në Twitter se vendi i tij as do të negociojë dhe as do ta pranojë marrëveshjen.
Në rast të braktisjes së Marrëveshjes nga Presidenti i SHBA Donald Trump, Irani do të tërhiqet nga ajo. “Po të largohen SHBA nga Marrëveshja, as ne nuk do të rrimë,” tha Ali Akbar Velajati, këshilltari për politikën e jashtme i kreut fetar të Iranit, Ayatollah Ali Chamenei, sipas televizionit shtetëror.