Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

KARVAN DITURIE… Kujtime te nenes time

 

 

Vitore Stefa leka

u1_Vitore-Stefa-Leka

Kete shkrim e nxora nga arshiva dhe po e ndaj me ju te dashur miq e mikesha , ne kujtim e nderim te nenes time te ndritures ELENI STEFA ,te kesaj meuese -edukatore e disa e disa brezave dhe nene e mrekullushme, qe dhe pse ngeli e ve ne moshen 34 vjec me pese femijte e saj njeri me i vogel se tjetri.. diti si ti ris e te na edukoje…
Do te jesh gjithmone e gjalle ne mes nesh o Nena ime e shtrenjte… O statuja e halleve..!

 
KARVAN DITURIE…
(Kujtime te nenes time! Jam duke shkruar librin e saj me kujtime te ndryshme , nje prej te cileve eshte dhe ky )

Ishte dhjetor i vitit shkollor 1934-1936.Ate vit, u hap per here te pare shkolla normale femnore ne Korce Ne ate dhjetor ne palcen e dimrit , debores, , acarit dhe ngrices , u nisem ne te pes vajzat e Beratit , ne moshe shume te re perafersishte 9 deri ne 12 vjec Me e vogla ishte Margalina Basko e pastaj me rradhe Une Eleni Jance, Dhespina Paftali, Kristina Bendi e Viktori Langore Udhetimi ishte shume i veshtire , thuajse i tmerrshem , po ne u nisem me deshire duke menduar se do beheshim mesuese dhe se do perhapnim dituri nder motrat e vellezerit tane ne qytet apo ne fshatrat e Atdheut te uritur per dije .
U nisem ne mengjes heret , aty nga ora pes I hipem mushkave , te shoqeruara deri ne fshatin Vodice nga te afermit tane .Vazhduam rrugen me dy qeraxhinje Voskopojar , Burra ne moshe , Naunin dhe Sotua (Keshtu i quanin )
U ndam me zemer te coptuar nga prinderit e nepermjet loteve , Fundi femije ishim Do te udhetonim tre dite udhe larg , gjithnje me mushka Edhe sot rrenqethem kur e kujtoj ate rruge aq te veshtire rreze Tomorrit te mbushur me debore Nga ora 10- 11 e nates, mbritem ne fshatin Dobrenje Ishte nje Han (Keshtu quhej nje shtepi si pune pensjoni, ku behej ndales e pare e qiraxhinjeve ) Na futen te pesta ne nje dhome , na ndezen nje zjarr bubulak ne hoxhak Dritarezat e vogla te dhomes, ishin zene me lepushka misri e brenda vinte nje ere karakteristike e barit te thate.. U ulum rreth vatres dhe po hanim ushqimet , qe na kishin dhene me vete familjaret Nuk njiheshim me njera tjetren .. Ishim shume te lodhura ,nuk po e shtynim dot as ate qe po hanim dhe here qeshnim e here qanim duke kujtuar njerzit e dashur qe kishim lene pas! Te mbledhura me njera tjetren u shtrime anes vatres ku ishin shtruar shilte dhe velenxa po vone na zuri gjumi Pa “mbyllur syte mire” nje e trokitur e forte ne dere na hodhi te pestave perpjet dhe po dridheshim nga frika Qiraxhinjte as qe e vune re tmerrin dhe habine tone femijenore, por na nisen per udhe Perseri ne maje te mushkave ! Ngrice acarr dhe erresire Debora vinte qe ne barkun e mushkave Udha ishte nje vize e ngushte dhe anash ishte rrepira , dhe humnera e llahtareshme Piskama e holle e zerit tone qe per heren e pare e benim ate rruge shponin te ftohtet dhe erresiren Qeraxhite na mbanin me fjale inkurajuse dhe tregoheshin aq te dashur me ne Ne te zbardhur ,u futem mes pyejeve , po dhe ketu mes bardhesise se bores se madhe dhe gjysem erresires te ngjallej nje frike qe na lexohej ne fytyre te pestave
Nata tjeter na zuri ne nje fshat tjeter, qe sot spo ja kujtoj dot emrin Hani ketu, ishte me i mire se ai i pari Dritarezat ishin me xham , zjarri me i madh dhe shtrojat per te fjetur me te pastra e ngrohta Kishim akoma nga ushqimet qe na kishin dhene familjaret , po ishim aq te lodhura sa fjetem menjehere Te nesermen , nga ora kater qeraxhiu na zgjoi po me ate bubullime zeri .. U nisem drejt Voskopojes Ishim miqesuar me njera tjetren , e s’po e ndjenim me ate lodhje e raskapitje, po flisnim per bukurite madheshtore te natyres, qe na dilnin perpara
Arritem ne Voskopojen e qeraxhinjeve aty nga ora 2 Qeraxhiu Soto, na coi ne shtepine e tij te sapo ndertuar Na u mblodhen per rreth gra e femije Per matan degjuam nje ze qe u spjegonte :Jane nga Berati , shkojne nde Korce se do behen dhaskalica (Ishin cobenedhe ata nuk e shqiptojne dot germen R)
Na shtruan dreken ne nje sofer mikpritese , mish pasterma me lakrame Ne me drojtje shikonim njera tjetren e benim sekur hanim Ata njerez te mire e kuptuan qe ne se njihnim pastermane prandaj dhe nuk po hanim dhe pse ishim te urritura dhe menjehere na sollen kos, dhall gjalp djath e sec thoshin ne dialektin e tyre qe memzi po e kuptonim ,duke na perkeshelur me fjale te embela Ate nate fjetem mire .. Na zgjuan nga ora shtat dhe pas nje mengjezi te bollshem me veze,kos ,qumesht e djath , u nisem per ne Korce , ku arritem nga ora 1 e gjysem e na dorzuan ne drejtorine e internatit :Shpejt i harruam veshtiresite e udhetimit dhe lodhjen sepse do dridheshim si purteka nga frika e drejtorit Dhimiter Antoniadhit , i cili ishte martuar me nje Gjermane te quajtur Jola Ne vitet e me voneshme do ti kujtonim me nderim se prej tyre e sidomos prej Gjermanes , patem dy te mira te medha :Mesuam gjuhen Gjermane me gramatike si dhe u prefeksionuam ne ekonomine shtepijake.

Ne internat kemi bere nje jete per te qare hallin Pamvarsishte nga mosha, cdo pune si personale si dhe te ndryshme i benim vet .Per te ngrene na jepnim aq pak sa na dukej se do te na nemeronin kafshatat Nuk e di t’ju them se ku na ngelej kohe per te mesuar.. Cfar sakrificash kemi bere deri ne oret e vona duke u perpjekur me mishe e me shpirt per te dal me sukses, se na vinte turp sa nga familjaret si dhe nga qyteti yne Pra me shume sakrifica e mbaruam shkollen dhe realizuam qellimin per te cilin kishim shkuar dhe jemi mesueset e para te beratit te dala nga shkolla normale femrore.
Nga viti i pare , dy ngjarje nuk i shlyej dot nga kujtesa !Kur vinin inspektor nga ministria e na pyesnin ne se kishim ndonje ankese apo na mungonte gje Ne te drojtura dhe aq me teper nen veshtrimin e venger te Antoniadhit e Joles nuk e tham kurre realitetin ,po vec te kunderten e asaj qe perjetonim aty Ne menyre hipokrite fliste dhe drejtori dhe Jola duke i genjyer ne sy tone! .. Aq ishim tmerruar nga sjellja e tyre apo denimet qe na jepnim qofte dhe kur thyenim nje pjate ,sa kur na sollen inspektoret , e arsimit nje flete-ankete per ta plotesuar, e mbushem ashtu si na mesoi drejtori ,pasi kjo flet ankete, qe u dorzua ne ministri ishte me firmen dhe shkrimin tone ku thoshim qe ne jetonim ne kushte te shkelqyera ,qe nuk mungonte asgje as nga ushqimi e as nga ngrohja etje etje
Ne me njera tjetren shkonim shume mire , si motra te verteta Aty, u miqesuam dhe me vajza te tjera ardhur nga rrethe te ndryshme apo dhe nga Korca Nje vajze ,familje e degjuar dhe shume e edukuar ishte Marika Cali me te cilen une u miqesova shume Ajo na merrte dite festash apo te djelave ne shtepine e saj te ngrohte ku familjaret e saj na prisnin e gostitnin jo vetem me byrek te ngrohte po me lloje lloje fruta dimrore
Nga theniet tona familjareve kur shkonim me pushime ne Berat si dhe nga ardhja e tyre per te na pare, doli ne shesh dhe loja e Joles si dhe Antoniadhit per sjelljen e tyre karshi nesh Nga kontrollet e bera nga ministria , pas ankesave te prinderve tane ,doli se sjellje te tilla ndaj nxenesve ishin shfaqur dhe ne normalen e Elbasanit
Jola me Antoniadhin u pushuan nga puna te pakten keshtu me kujtohet dhe ne vend tyre erdhen profesore te mrekullushem dhe cdo gje ndryshoi si ne jeten por dhe ne formimin tone Me profesor te mrekullushem si zotin Spiro Kondo , Sotir Papakristo , Eftimi Kristo ,Matilda carko Vangjush Mio , Sotir Kozma ,Nje mesuese Norvegjeze dhe nje Francez Me keta edukator te shkelqyer u diplomuam dhe u kthyem ne qytetin tone krenare si mesueset e para dhe edukonjeset e brezave
Ne nje flet ditari qe mbaja ne konvikt kisha shkruar qe ne vitin e dyte dhe e ruaja me vete gjithmone Aty ishte thenia e nje njeriu te madh qe ka thene “Kur vendosa ti sherbej shoqerise zgjodha profesionin e Petagogut.”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :