Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Kadri Veseli: Rinia gjithmonë do ta ketë vendin kryesor në PDK

Kadri Veseli, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, ministrat Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi, kanë ndjekur nga afër kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Suharekë, proces ky ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj në mbarë vendin.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha para delegatëve të rinj në kuvendin zgjedhor në Suharekë se angazhimi kaq i madh i të rinjve , është një tregues shumë i madh se Kosova po ndryshon.

“Angazhimi i mbi 20 mijë të rejave e të rinjve në PDK është një tregues shumë i madh se Kosova po ndryshon dhe do të zhvillohet e transformihet edhe më shumë sepse çdoherë që është mobilizuar e angazhuar ri ia kanë ndodhur zhvillime të mira në të mirë të vendit. Rinia gjithmonë do ta ketë vendin kryesor në PDK sepse të rinjtë janë plot energji e ide inovatore për të ardhmen e vendit”, tha Veseli.

Ai tha se deri në fund të këtij viti, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave pasi ka përmbushur kriteret e nevojshme.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :