Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

Julian Hodaj: 11 mijë punonjës të rendit në sitë, kush del i pastër

Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar tashmë për rreth 11 mijë punonjës të rendit të cilët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale.

Në një intervistë ekskluzive për “scan” zëvendësministri i Punëve të Brendshme Julian Hodaj sqaron mënyrën si do funksionojnë Komisionet e Vetting-ut dhe mënyrën si do verifikohen të dhënat e çdo dosjeje.

“Jemi munduar edhe të kuptojmë nga vështirësitë që patën organet e vettingut në drejtësi në lidhje me shkëmbimin dhe përpunimin e informacionit në fillim. Ky është një kontroll administrativ ky që bëjmë. Do të thotë se çdo e dhënë që deklarohet do verifikohet, do verifikohen edhe të gjithë informacionet që kanë institucionet e tjera. Organet kryesore që lidhen me vlerësimin e punonjësve nga të cilët do të merret informacioni janë: Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, që ka një arkiv mbi aktivitetin e punonjësve të policisë ndër vite, është Shërbimi Informativ Shtetëror që edhe ata duke qenë shumë afër institucionit që punon për sigurinë kombëtare kanë të dhëna mbi punonjësit e policisë, është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, është DSIK-ja që është hub-i ku mblidhen të gjithë informacionet për dhënien e certifikatave të sigurisë, bankat, ZRPP-ja, ALUIZNI. Është parashikuar që të gjithë komisionet të kenë akses të drejtpërdrejtë në të gjithë databazat shtetërore dhe në fund fare po jo më pak e rëndësishme është verifikimi i informacioneve që vijnë nga publiku”, sqaroi Hodaj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :