Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Jim Mattis deklaratë bombë: Çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Phenianin

Jim Mattis, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, tha sot se, sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut do të hiqen vetëm kur Pheniani të ndërmarrë hapa konkrete për të shpërbërë programin bërthamor. Ai gjithashtu qartësoi se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Phenianin.

Duke folur përkrah homologëve të tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, zoti Mattis u përpoq të ulë pritshmëritë për bisedimet që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

“Si ministra të mbrojtjes, ne duhet të ruajmë qëndrimin tonë të përbashkët për mbrojtjen, në mënyrë që në këto kohëra kritike t’u japim diplomatëve tanë mundësinë të negociojnë nga një pozicion i qetë dhe i fortë. Në veçanti tani, duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë të zbatojmë të gjithë rezolutat e Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut. Koreja e Veriut do të lehtësohet vetëm kur të provojë se ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejt çmilitarizimit bërthamor”, deklaroi Sekretari Mattis.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :