Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

“Jetë magjike” një libër i rrallë i Vjollca Sadikut

Çdo fazë e modelit të trajnimit magjik është përmbledhur në shtatë kapitujt e këtij libri.

M-omentum

Lidhuni me fuqinë tuaj të brendshme, duajeni veten, shkruani jetën tuaj dhe jepini asaj kuptim. Ky kapitull tregon se të gjitha përvojat tona të mira ose të këqija, na japin mundësinë për t’u lidhur me shpirtin tonë (veten tonë të brendshme) dhe fuqinë e krijimit. Ai ka si qëllim t’ju bëjë të shihni vlerën e çmuar të çdo momenti dhe të kuptoni se sa të bekuar jeni që e keni atë. Ai gjithashtu përpiqet të ilustrojë nëpërmjet disa rrethanave jetësore, se si mund të përdorni fuqinë tuaj të brendshme për të krijuar më tepër magji përreth. Qëllimi i kësaj faze të veçantë është parandalimi i përsëritjes së motiveve të panevojshme e të dëmshme të të jetuarit, në mënyrë që të hyni lirisht në kapitullin e ardhshëm të jetës. Nëse i hapni zemrën dhe mendjen universit, ju do të merrni informacion të pakufizuar që ju çon drejt jetesës autentike. Në këtë kapitull do të jap sa më shumë shembuj të jetë e mundur nga momentumet e mia, për të pasur një ide rreth përvojave, mësimeve dhe mënyrës si ato më kanë ndihmar të jem kjo që jam. Megjithatë, jo çdo ndjenjë apo përvojë përshkruhet në thellësi, sepse përndryshe çdo shembull do të kishte nevojë për një libër më vete.

Pranim

 

Është e rëndësishme të pranoni vendin ku ndodheni në mënyrë që të gjeni vërtetësi në udhëtimin tuaj. Ju do të të rritni ndërgjegjësimin në të dy aspektet: pozitive dhe negative dhe do të keni një vizion më të qartë të mënyrës se si do t’a kaloni çdo moment të së ardhmes. Do të mësoni të ndalni kohën duke bërë një pushim të shkurtër nga çdo gjë, për t’i mundësuar vetes pranimin e situatës ku ndodheni. Nëse doni t’a kuptoni: sistemojeni, vendosni rregull dhe kështu do të zbulohen synimet tuaja autentike.

 

Synimi

 

Synimet mund të jenë tregues të vlefshëm për të kuptuar se kush jeni në momentin e tanishëm. Ata ju ndihmojë të jeni të vetëdijshëm për zgjedhjet dhe fatin tuaj. Ëndërroni dëshirat tuaja, përfytyroni ëndrrat dhe ndajini ato në qëllime të vogla. Synimet janë një fazë shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zgjidhni saktë do të gjendeni në një shteg tjetër nga ai ku duhet të ishit. Ne na jepen disa mundësi në jetë por koha nuk kthehen më. Megjithatë, nuk është kurrë vonë të ndryshojmë orientimin nëse duhet. Në qoftëse zgjidhni të veproni kështu, koha që mbetet do të jete më e shkurtër, por mirënjohja juaj do të shtohet. Momenti dhe njerëzit mund të jenë të ndryshëm por shpirti do të jetë i kënaqur. Përpara se të krijoni një synim kthehuni tek fuqia e fëmijës suaj të brendshëm, pikërisht në kohën kur keni pasur ndjesinë më të madhe të arritjes. Pyesni veten: “Po të isha në botën magjike çfarë synimi do të kisha? Po të disponoja fuqinë e asaj moshe dhe të kisha mundësi të arrija çdo gjë si do të ishte e ardhmja ime? Po nëse do të vdisja tani, çfarë do të më mbetej merak? Çfarë do të më mungonte? Cilat gjëra mund t’i kisha bërë ndryshe”…e plot e plot pyetje të tjera që varen nga situata individuale. x

libri333

Frymëzim

 

Mos harroni të bëni pauzë për të vënë re gjërat e mahnitshme që ju rrethojnë. Frymëzimi mund të gjendet kudo, në çdo gjë që ju rrethon, të mirë apo të keqe. Ka gjithmonë diçka për të nxitur shkëndijën e frymëzimit dhe zjarrin e krijimtarisë. Çdo hap ka vështirësitë e veta por ai i frymëzimit ështe si fllad i freskët për shpirtin e mendjen. Ai mban pasionin dhe dashurinë për synimin tuaj dhe ju ndihmon të shijoni vazhdimësinë e udhëtimit.

 

Përkushtim Është e nevojshme të jeni dëgjues të mirë ndaj udhëheqjes së brendshme, të gjithë shqisave tuaja dhe natyrës. Duke besuar në univers, ju mund t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të praktikuar intuitën dhe spontanitetin që të qendërzoheni me prirjen tuaj, kur të vijë koha e duhur. Bëni biseda me mendimet, organizojini, përqafojini ato, bëni pyetje, diskutoni përgjigjet, reflektoni mbi vendimet tuaja, lejojini vetes të ndjeni atë që ndjeni dhe kujtoni pse po e bëni atë që po bëni – mendoni nëse e dëshironi akoma… Nëse jo, lejojini vetes të ndryshoni gjërat… Nëse keni nevojë për pak më tepër vullnet, faza tjetër do t’ju ndihmojë në këtë aspekt.

 

Pohim

 

libriKujtohuni të lavdëroni veten për progresin dhe aftësitë e mëdha që posejdoni. Përgëzoni gjithë qenien tuaj për gjërat e mrekullueshme që jeni duke bërë në përmbushjen e qëllimit të jetës. Vazhdoni të kujdeseni për veten. Tregohuni specifikë në fjalët tuaja falenderuese dhe dëshiruese ndaj universit. Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni ndihmë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :