Data : 19 06 2018
KryeTitujt :

Jens Stoltenberg: NATO do i përgjigjet agresivitetit të Rusisë

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha Zërit të Amerikës se Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë duke shtuar numrin e trupave në krahun e saj lindor dhe në vendet baltike.

Stoltenberg ishte në Washington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, me të cilët diskutoi mes të tjerash rreth rritjes së shpenzimeve ushtarake të NATO-s.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Rusia është bërë më agresive prandaj Aleanca po përgjigjet duke shtuar përforcimet, më të mëdhatë që nga Lufta e Ftohtë.

“Kjo po bëhet duke shtuar trupat në lindje të Aleancës dhe në vendet baltike, në Poloni por edhe me gatishmëri më të lartë të forcave tona. Ne duhet të bëjmë më shumë në këtë aspekt dhe të rrisim gatishmërinë e forcave tona gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik në Bruksel”, tha Stoltenberg.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :