Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Janë ndarë?! Rihanna dhe miliarderi arab fotografohen bashkë

Prej disa kohësh në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes këngëtares Rihanna dhe të dashurit të saj, miliarderit arab, Hasaan Jameel.Shkaku i ndarjes sipas mediave rozë është se Rihanna donte hapësirën e saj dhe donte të ishte e lirë. Por me sa duket këto fjalë nuk kanë qenë të vërteta, pasi një ditë më parë ata janë fotografuar në prani të njëri-tjetrit.

6758900-0-image-a-51_1543429962060Çifti i njohur u fotografua, duke shijuar një darkë në restorantin ‘Giorgio Baldi’ në qytetin Santa Monica, ku qëndruan për gati 3 orë shkruan Daily Mail. Ata ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit.

 

 

 

 

Për Rihannën lidhjet e dashurisë janë shumë të rëndësishme por në të njejtën kohë edhe privatësia. Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet nga mediat për një ndarje. Pak kohë më parë ata u fotografuat duke u zënë dhe debatuar e më pas u përfol për një ndarje. Me sa duket i dhënë edhe një tjetër shans biznesmenit nga Arabia Saudite.

rs_1024x759-180129103516-1024_-rihanna-hassan-jamel-12918-607x450

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :