Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Ja si do të jetë moti për javën e parë të dhjetorit

 

555X341841344_download

 

 

 

 

 

Data sot shënon 1 dhjetor, dhe sipas parashikimeve dy ditët e paratë këtij muaji  priten të jenë të acarta.

Temperatura të ulëta deri në minus në vendet malore do të karakterizojnë ditën e Shtunë dhe të Dielë

Por më pas, nisur nga e Hëna temperaturat do të rriten.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

Moti në vijim:

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat rriten me 2-3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më datën 5 -6 dhjetor.

Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta. /Lajmifundit.al

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :