Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Ja propozimet e PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Ja propozimet e PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike

Grupi i punës, i ngritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD-së, po formalizon propozimet e mbledhura deri në datën 22 mars mbi ndryshimet në statut, të cilat pritet t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të kësaj partie që do të mblidhet në 28-29 prill.

Propozimet janë depozituar nga kryetarë të degëve të PD-së në rrethe, anëtarë të forumeve drejtuese apo ish-deputetë të kësaj force politike.

Ndër propozimet që tërheqin vëmendjen janë ato që kandidatët për kryetarë të bashkive apo deputetë të zgjidhen përmes parimit një anëtar një votë, ndërkohë që një formulë e tillë propozohet edhe për zgjedhjen e drejtuesve të degëve të PD-së.

Po kështyu është propozuar që kandidatët për Kryebashkiakë dhe deputetë të bëhen të ditur të paktën 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ky propozim i bërë nga drejtuesit e PD-së në rrethe ka të bëjë me faktin që kandidatët që do të përzgjidhen ose propozohen të familjarizohen me zonat, strukturat dhe elektoratin.

Një tjetër propozim është ai që Sekretarët të zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar dhe jo nga Këshilli Kombëtar, sikundër ka funksionuar deri më tani.

Grupi i Punës që do të përmbledhë propozimet përbëhet nga Nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, anëtari i Kryesisë Genti Malko, si dhe Sekretarët Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli. Ky grup pune do të mblidhte të gjitha propozimet, si dhe do të kontaktonte me ish-drejtues të PD-së ndër vite, të cilët sot rreshtohen si kritikë të kreut demokrat Lulzim Basha

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :