Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

Izet Haxhia: Të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”

Ashtu siç ishte parashikuar, sot në orën 12:30, ka dalë në gjyq Izet Haxhia. Ai është shfaqur i qeshur, i veshur me xhaketë dhe kemishë të bardhë dhe nuk ka ngurruar që të përshëndesë me dorë dikë që ka qenë brenda në sallen e gjyqit.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias.

Pak javë më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.

Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet ditën e sotme, pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :