Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Ish-ministri Saimir Tahiri befasohet nga detaje të reja

Nga dosja hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, po zbulohen detaje te reja  për ish-ministrin Saimir Tahiri, me te cilin gjykata vendosi ta lere ate ne arrest shtepie.

Aty permendet edhe skafi i përdorur nga ish-ministri i Brendshëm. Punonjësi i policisë, Naim Brahimaj ka thene se me Moisi Habilajn dhe Aurel Konakçiun shkuan në Itali për të dërguar skafin e prishur që të rregullohej. Kjo gjë nuk ndodhi dhe u detyruan ta merrnin skafin në Shqipëri dhe e lanë në Portin e Durrësit.

Por sipas tij, skafi u zhvendos nga porti prej personave të panjohur, pasi një fotografi e saj u nxorr në parlamentin shqiptar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :