Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon: Në Elbasan banorët po helmohen nga miku i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon:  Në Elbasan banorët po helmohen nga miku i Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetin social, kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se është ai përgjegjësi për helmimin që po i bëhet banorëve të fshatit Byshek në Elbasan.

Berisha ka postuar dhe pamjet e tymit që del nga kjo zonë e për të cilën denoncuesi që i ka shkruar ish kryeministrit, shprehet se ka lidhje direkte me kryeministrin Rama.

Për më të tepër lexoni postimin:

Shikoni si klientela e Edvinit helmon me tymra toksike banoret e Byshekut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Ja se .ndosin fshatin Byshek ne zonen administrative.te Shushices .te Elbasanit

Por per zonen gjith naten nuk del dot nga shpi

Gjith naten djegin lloj -lloj barnash per te zier bimet Mjeksore.i zot e di sec nxjerrin

Diten djegin dicka me te leht per tu mos u dukur.Ketu thone se kompania ka mbrojtjen direkt te kryeministrit Rama,ju lutem beje publike se nuk pyet njeri per ne!”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :